LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeku shqiptar në vijën e parë të “luftës” në Suedi/ Si po trajtohet Covid-19

6 Maj 2020, 06:57, Lifestyle CNA
Mjeku shqiptar në vijën e parë të “luftës”

Suedia është një nga vendet e cila po e kontrollon pandeminw e Covid-19. Në një intervistë për ?Abc e mëngjesit?, mjeku shqiptar, Agim Progni ka folur në për menaxhimin e COVID-19 në Suedi. Progni theksoi se situata është trajtuar me bazë shkencore e cila sipas tij ka dhënë efekte pozitive.

Mjeku shqiptar i cili është angazhuar në luftën ndaj koronavirusit shpjegoi se pavarësisht se situata është menaxhuar mirë, duhet treguar vigjilencë për të mos u rrezikuar nga ndonjë pakujdesi.

Gjithashtu ai tha se po bëhet një studim për antitrupa, duke u fokusuar edhe te imuniteti i grupit.

?Po punohet njëkohësisht edhe për vaksinën edhe pse nuk ka një kurë të veçantë deri tani. Pacientët e prekur kanë një përkeqësim të veshkave apo mushkërive, por nuk ka një konkluzion specifik për mjekimin. Megjithëse shifrat e ditëve të fundit po na tregojnë rezultate pozitive?, tha Progni.

Gjatë intervistës mjeku shqiptar tha se shpeshherë pandemia ka dalë jashtë kontrollit, gjithçka s ai përket virusit është e re dhe për këtë arsye do të duhet shumë kohë për rezultate konkrete. Më tej ai tha se vendet janë në një luftë të vërtetë me këtë virus dhe për pasojë ka humbje të mëdha.

Sa i përket vaksinës së turbekulozit, Progni tha se nuk ka pasur një ndikim ndaj COVID-19. ?Sot po flitet shumë për trajtimin antitrompozë dhe kjo mendohet që mund të jetë një faktor mbrojtës?. Në Suedi kishte rekomandime për persona të moshuar që ishin edhe më të moshuar. Në Shqipëri kam parë se ka sjellë pasoja të jashtëzakonshme te qytetarët, dhe ajo masë më duket e tepruar?, u shpreh ai

Lajmet e fundit nga