LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me cilat vota e voton Reformën Zgjedhore Lulzim Basha

6 Maj 2020, 15:59, Politikë CNA
Me cilat vota e voton Reformën Zgjedhore Lulzim Basha

Sot në një dalje për mediat me kreun e Shoqatës të Biznesit të Vogël, kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha deklaroi se ishte i gatshëm të votonte që nesër Reformën Zgjedhore, por si gjithmonë ka vendosur kushte dhe ka thënë nëse merren parasysh propozimet tona, do të kemi edhe propozime të tjera dhe kështu do t’i japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në fakt, së pari, asnjë propozim nuk është bërë publik i Lulzim Bashës përveç argumentit që ai ka thënë se dëshiron ndryshim sistemi.

Të gjitha propozimet për votimet elektronike apo numërimet elektronike, janë thjeshtë dhe vetëm propozime të përsëritura të cilat fillojnë përpara kohës së Lulzim Bashës në opozitë.

Këto kërkesa i ka thënë shpesh edhe Edi Rama kur ka pasur të njëjtin pozicion. Përtej çdo propozimi që është dorëzuar apo shoë publik me propozimet e dorëzuara dhe propozimeve dhe gjërave të reja që i ka gati ka edhe një pyetje.

Me çfarë votash, me çfarë mandatesh do ta votojë Luli reformën. Nëse Basha thotë që unë jam i gatshëm ta votoj që nesër Refromën në Drejtësi, ja edhe ta quajmë që ai i ka gati këto propozime, po i quajmë edhe sikur janë të vlefshme dhe do miratohen në Komisionin e Reformës, me çfarë votash do ta votojë.

Në parlament Basha nuk ka asnjë votë, asnjë deputet, sepse kreu i Republikës së Re urdhëroi djegien e mandateve. As LSI-ja nuk ka asnjë mandat, me çfarë do ta votojë Lulzim Basha këtë refromë në Parlament? Me cilat vota? Ku do t’i gjejë votat?

Reforma Zgjedhore është dakord që të jetë konsensuale, por kjo nuk do të thotë që Lulzim Basha të dalë publikisht dhe në emër të konsensusit të flasë për vota të cilat nuk i ka në Parlament sepse pjesa më e madhe e opozitës i dogji mandatet, por edhe ata që janë në Parlament mund të votojnë kundër. Apo mos Luli sot ka filluar të njohë opozitën parlamentare?

Tani ose ka pranuar opozitën parlamentare që e refuzoi pas mandateve të djegura ose nuk ka çfarë të bëjë dhe gënjen shqiptarët me mandatet që gjoja i ka gati se do të votohet Reforma Zgjedhore.

Deri tani asnjë deputet në Parlament nga ata të opozitës parlamentare nuk ka folur për reformën dhe për Lulzim Bashën. Në emër të opozitës Luli del dhe thotë që do ta votojnë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga