Connect with Us

Manastirliu: Zgjerohet fasha orare e vizitave në qendra shëndetësore e poliklinika

Shëndeti

Manastirliu: Zgjerohet fasha orare e vizitave në qendra shëndetësore e poliklinika

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se do të nisë plani i hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe të specializuar, por do të vijojë të rekomandohet për të sëmurët kronikë të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontakti me institucionet shëndetësore.

“Asnjëherë sistemi shëndetësor nuk ka qenë i mbyllur, përkundrazi, për të gjitha urgjencat dhe nozologjitë që kanë kërkuar trajtim, sistemi shëndetësor është përgjigjur në kohë dhe me cilësi për qytetarët. Sistemi shëndetësor do të hapet me faza dhe do të fillohet me planin e hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe specialistik, ndërsa për konsultat apo ndërhyrjet kirurgjikale do të jetë një fazë e mëtejshme”, tha Manastirliu.

Sipas Ministres së Shëndetësisë, fillimisht do të vlerësohet pas datës 11 Maj, do të vlerësohet hapja e mëtejshme e sistemit shëndetësor.

“Pasi të vlerësohet kjo periudhë dy javore se si do të shkojë epidemia, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vlerësojë për fazat e mëtejshme të hapjes së sistemit shëndetësor. Për ne ka rëndësi mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe stafeve mjekësore”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  “Kisha takuar Manastirliun dhe do dhuroja gjak”/ Meta flet për frikën e tij pasi bëri testin e koronavirusit

Aktualisht të gjithë strukturat shëndetësore po përgatiten me vendosjen e masave të sigurisë, në zbatim të protokollevem, duke respektuar masat e distancimit, kushtet e higjienës dhe këto do të monitorohen rregullisht.

Ministrja e Shëndetësisë tha se do të vijojnë vizitat dhe konsultat online edhe gjatë kësaj periudhe. Që nga fillimi i epidemisë, janë kryer 106 mijë vizita online dhe 7700 konsulta të specializuara tek mjekët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Ishin shëruar të gjithë të infektuarit/ Fieri rikthehet në hartën COVID

Publikuar

-

Nga

Qyteti i Fierit është rikthyer sërish në hartën COVID.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 3 raste të reja me koronavirus edhe pse më parë ishin shëruar të gjithë të infektuarit.

ISHP njoftoi për 12 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit, ku Fieri, Kruja dhe Kamza kishin nga 3 raste. 2 raste janë konstatuar në Shkodër dhe vetëjm 1 rast në Tiranë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

VIDEO- Sa kohë do të duhet të shëroheni tërësisht nga Coronavirus

Publikuar

-

Nga

Më shumë se 1.1 milion njerëz janë rikuperuar nga koronavirusi globalisht, por koha që duhet për tu rikuperuar mund të ndryshojë.
Shumica e njerëzve kanë vetëm simptoma të buta, të cilat zakonisht marrin një javë për tu rikuperuar, ndoshta edhe më gjatë. Në raste më serioze, mund të jetë më shumë se një vit.

Mjekët në Qendrën e Kujdesit Perioperativ , me qendër në Kolegjin Mbretëror të Anestezistëve , thonë se ndalimi i pirjes së duhanit, pirjes sa më pak të alkoolit, ushtrimet fizike dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme mund të sjellë ndryshim.

Korrespodentja e shëndetit në BBC Laura Foster shpjegon kohët e rimëkëmbjes dhe atë që mund të bëni për të ndihmuar të tjerët. “Mund të duhet javë, muaj, vit për tu shëruar nga Coronavirus. Disa njerëz që kanë simptoma të buta mund të shërohen në shtëpi. Zakonisht mund rekuperimi mund të zgjasë një javë por edhe më shumë.

Infeksioni nuk është zhdukur nëse keni ende shenja temperature, por mos u shqetësoni nëse vijoni të keni kollë për disa javë.Disa njerëz mund të ndhiehn shumë të lodhur pas largimit të virusit. Edhe nëse i rikthehen normalitetit duke bërë gjërat rutinë do të ndihen sërish të lodhur. Ata duhet të pushojnë, të hanë shëndetshëm dhe të pinë shumë ujë”, thuhet ndër të tjera në videon që mund ta shikoni më poshtë./ CNA.al

Marrë nga BBC

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bie sërish numri i rasteve të reja/ 12 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri total i të infektuarve në vendin tonë ka arritur 832 persona.

“Në informimin e sotëm në lidhje me situatën e Covid-19 ju bëjmë me dije së gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të semurë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: Në Fier 3 të prekur, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë.

Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga Covid-19 shkon në 832. Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona. Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.

Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Situata epidemiologjike e infeksionit Sars Cov 2 dhe sëmundjen Covid 19 në Shqipëri, po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha strukturat shendetesore. Veçanërisht në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll.

LEXO EDHE:  “Kisha takuar Manastirliun dhe do dhuroja gjak”/ Meta flet për frikën e tij pasi bëri testin e koronavirusit

LEXO EDHE:  Ardi Veliu vizitë zyrtare në Athinë/ Bashkëpunimi i në parandalimin e krimit ndërkufitar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e rekomanduara nga autoritetet shendetesore sidomos distancimi fizik si një nga mjetet më efikase të parandalimit të infeksionit. Po ashtu bizneset e hapura duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, në mbrojtje të shëndetit publik dhe të parandalimit të shtimit të infeksionit. Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.

Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, thuhet ne njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (6 Maj 2020)

Teste të kryera 9531

Raste pozitive 832 Raste të shëruara 595

Raste Aktive 206

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1) Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 98

Krujë 69

Shkodër 16

Kamëz 6

Kurbin 4

Elbasan 3

Fier 3

Mirditë 2

Berat 2

Durrës 1

Korçë 1

Lezhë 1

LEXO TE PLOTE