Connect with Us

Manastirliu shuan zërat për Komitetin e Ekspertëve/ Zbulon se kush është drejtuesi

Politikë

Manastirliu shuan zërat për Komitetin e Ekspertëve/ Zbulon se kush është drejtuesi

Publikuar

-

Ndërkohë që nga politika apo edhe në media janë gritur dyshime mbi Komitetin e Ekspertëve për menaxhimin e situatës së Covid-19, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zbuluar për herë të parë se kush e drejton këtë komitet.

Në një intervistë për emisionin ”Fokus” në TvT ka thënë se Komiteti i Ekspertëve drejtohet nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

“Komiteti i ekspertëve drejtohet nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, profesoreshë Mira Rakacolli, dhe ka në përbërje ekspertë të ndryshëm të fushave të ndryshme. Nga ana tjetër ka edhe grupe teknikësh që asistojnë me përgatitjen e strategjive tona”, tha Manastirliu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ndërkombëtarët kanë mbështetur rastet antikushtetuese”/ Meta: Politikanët që i përmendin të përbuzen

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratat e ndërkombëtarëve lidhur me çështjet e nxehta në vendin tonë.

Meta tha se ndërkombëtarët kanë mbështetur edhe rastet antikushtetuese, ndërsa theksoi se ata nuk mbajnë përgjegjësi për dështimet dhe institucionet që nuk funksionojnë.

Kreu i Shtetit i kërkoi shqiptarëve të përbuzin çdo politikan që thotë se ka marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Nuk ka ndonjë rast antikushtetues që nuk mbështetet nga ndërkombëtarët. Unë mendoj që populli shqiptar duhet t’i përbuzë ata politikanë që për të justifikuar qëllimet e tyre të pasinqerta në raport me popullin shqiptar, nuk i referohen kushtetutës, por thonë ndërkombëtarët. Ca i kanë thënë ndërkombëtarët? Të tallen me kushtetutën, për ta bërë leckë kushtetutën. Populli shqiptar duhet të kërkojë politikanëve që të kenë të shenjtë kushtetutën. Të mos e ndryshojnë më siç e kanë ndryshuar. Politikanët tanë nuk i referohen kushtetutës, unë i referohem gjithmonë. Politikanët tanë kur u intereson thonë na kanë thënë ndërkombëtarët. Por çfarë përgjegjësie mbajnë këta ndërkombëtarë për këto dështime, për këto institucione që nuk funksionojnë”, u shpreh Meta në emisionin “Tempora”.

Teksa u pyet nëse duhet tu kërkohet llogari ndërkombëtarëve, ai theksoi se fajin e kanë politikanët shqiptarë.

LEXO EDHE:  Fondi Social/ Manastirliu: Më shumë shërbime direkte për grupet vulnerabël

LEXO EDHE:  Investimet në shëndetësi/ Manastirliu jep lajmin e mirë

“Llogaria u duhet kërkuar politikanëve shqiptarë që fshihen pa ndërkombëtarëve dhe që kur u kërkohet ti referohen kushtetutës thonë na thanë ndërkombëtarët. Populli shqiptar duhet të çlirohen nga kjo psikozë manipuluese që na thanë ndërkombëtarët. Tallen ndërkombëtarët me kushtetutën e tyre?”, nënvizoi Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta flet me superlativa për veten/ “Jam presidenti më i hapur dhe bashkëpunues”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur me superlativa për veten teksa ka qenë duke komentuar situatën aktuale dhe çështjen e kreut të KED-së Ardian Dvoranit.

Meta tha se është i vetmi president që ka qenë më i hapur, transparent dhe bashkëpunues për parandalimin e krizave dhe respektimin e kushtetutës.

“Unë jam i vetmi aktor si presidenti, por edhe si ish-kryetari i kuvendit që ka qenë më i hapuri, me transparenti dhe më bashkëpunuesi që është përpjekur të parandalojë këto situata dhe kriza në zbatim të kushtetutës. Nuk na i ka fajin kushtetuta, por njëanësia ekstreme që është vënë re në zbatimin e reformës përmes shkeljeve të kushtetutës dhe gjithmonë gjendet alibia partnerët”, deklaroi Kreu i Shtetit në emisionin “Tempora”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi i KLGJ/ Meta: Nuk kam marrë përgjigje, çështja e Dvoranit të zgjidhet për 24 orë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur për vendimin e KLGJ-së lidhur me përfundimin e mandatit të kreut të KED, Ardian Dvorani.

Meta tha se sipas dijenisë së tij, KLGJ ende nuk ka marrë asnjë vendim, pasi theksoi se nuk ka marrë përgjigje zyrtare nga ky institucion. Kreu i Shtetit deklaroi se kjo çështje duhet zgjidhur brenda 24 orëve.

“Së pari unë nuk kam parë ndonjë vendim. Së dyti mendoj se kjo është nga çështjet më të thjeshta në botë dhe nuk duhet të ishte vënë në lëvizje nga presidenti me këtë shkresë. Kjo çështje dhe të ishte zgjidhur për 24 orë, pas emërimit të z. Sadushi në Gjykatën e Lartë. Për mua kjo është një çështje elementare. Edhe një student që ka marrë 5 në fakultetin e Drejtësisë e zgjidh.

Unë skam marrë përgjigje akoma. Pres përgjigje. Nuk i kam dërguar asnjë kërkesë ndërkombëtareve apo OJQ-ve ndërkombëtare. Ne e shkelim vetë kushtetutën për radhën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetutës, jo për këtë rast. Unë i kam bërë një shpresë zyrtare KLGJ-së. Nuk duhet ta bëja unë, pasi kjo çështje duhet të zgjidhet 24 orë pas emërimit të z. Sadushi. Tani janë tashmë 3 gjyqtarë, ndërsa mandati i katërt i takonte z. Zakanjori. Unë pres përgjigje nga KLGJ. Jam i qetë!”, nënvizoi Meta në emisionin “Tempora”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE