LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaos edhe në futbollin shqiptar, zbulohet shuma marramendëse që humb Tirana nga kriza e koronavirusit

6 Maj 2020, 06:55, Sport CNA
Kaos edhe në futbollin shqiptar, zbulohet shuma marramendëse që

Futbolli pritet të nisë, por humbjet e klubeve do të jenë goxha të mëdha. Një nga skuadrat që dëmtohet më shumë në këtë moment nga ana financiare është Tirana. Nëse ajo luan në dy muajt e ardhshëm, do të përballet me humbje jo të vogla financiare. Kështu dy muajt e futbollit që mund të luhen do të sjellin jo pak shpenzime për bardheblutë, që jo vetëm humbasin nga pagesat, por nuk do të grumbullojnë asnjë të ardhur.

SHPENZIMI I RROGAVE ? Dihet që te Tirana rrogat janë rreth 90 mijë euro në muaj. Po kështu, dihet gjithashtu se shumica e lojtarëve kanë rrogë 10- mujore dhe për të luajtur në qershor dhe korrik duan rrogat. Me një llogari të thjeshtë, nëse nuk pranojnë ta bëjnë për zemërgjerësi, lojtarët duhet të paguhen dhe 90 mijë euro është fondi mujor i pagave. Për dy muaj, Tiranës i bie që të paguajë 180 mijë euro shtesë.

TESTIMET ? Halli tjetër i madh i klubeve janë testimet. Nëse do të zbatohet pikë për pikë procedura e federatës, i bie që një klub të bëjë të paktën 25 teste për ?COVID-19?. Sipas spitaleve private në Shqipëri, kostoja është 150 euro për test dhe për 25 teste një klub duhet të paguajë 3750 euro. Tirana duhet të luajë 12 takime dhe testet së bashku mund të shkojnë 45 mijë euro. Një shifër gjigante, nëse marrim parasysh situatën financiare.

HOTELI ? Është një tjetër apo shpenzim që nuk është i paktë. Për 12 ndeshje që ka Tirana, bardheblutë mund të harxhojë të paktën 17 mijë euro. Kjo është një llogaritje e bërë me një ditë qëndrim në hotel për 15 dhoma së bashku me ushqimin, duke u grumbulluar vetëm një ditë përpara. Po kështu, autobusi për një ndeshje kushton 500 euro në transfertë dhe llogaritjet janë më se të qarta. Për 12 ndeshje me një natë grumbullim janë 20 mijë euro shpenzime.

QIRATË ? Një tjetër që duhet të mbulojë klubi janë qiratë e shtëpive për qershorin dhe korrikun. Në ekip janë gjashtë të huaj, të cilët duhet të paguajnë qiranë, që në bllok ku jetojnë futbollistët çmimi mujor është mesatarisht 500 euro. Pra, edhe 6000 euro më shumë shpenzime.

BILETAT ? Një zë që shkatërron Tiranën janë biletat. Do të luante 6 ndeshje brenda dhe me Kukësin pritej një stadium i tejmbushur. Shkurt, humbje e pallogaritshme. Ama me mesataren e tanishme, Tirana humbet 5000 euro për ndeshjet brenda, pa llogaritur që në sfidën me Kukësin dhe ndeshjen që mund të fitohej matematikisht titulli, stadiumi mund të ishte plot. Me një llogaritje të thjeshtë, nga biletat Tirana humbet 30 mijë euro, por dëmi llogaritet edhe më i madh. Me një llogari përfundimtare, dëmi i bardhebluve nga Koronavirusi kalon 280 mijë eurot./Panorama Sport

Lajmet e fundit nga