LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kamion me ilaçe kontrabandë në doganë/ Arrestohet 42 vjeçari në Kakavijë

6 Maj 2020, 08:10, Kronika CNA
Kamion me ilaçe kontrabandë në doganë/ Arrestohet 42

Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës së kontrabandës me medikamente mjekësore.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kamionët në dalje dhe në hyrje në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, është parandaluar dhe goditur një rast i tentativës së kontrabandimit të medikamenteve mjekësore.

Punonjësit e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Gjirokastër, mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje, në mjetin tip kamion, të cilin e drejtonte shtetasi K. D., gjetën të fshehura në kabinën e mjetit një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore (ilaçe), të cilat ky shtetas ka tentuar t?i futë kontrabandë në Republikën e Shqipërisë.

Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K. D., 42 vjeç, banues në Dropull, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”./CNA.al

Lajmet e fundit nga