Connect with Us

Italia nuk gjen qetësi/ Rritet sërish numri i viktimave, 1,444 të infektuar

Bota

Italia nuk gjen qetësi/ Rritet sërish numri i viktimave, 1,444 të infektuar

Publikuar

-

Frikë në Itali/ Vijon rritja e numrit të rasteve me Covid-19

Itali duket se nuk po gjen qetësi sipasojë e pandemisë. E ndërsa mnumri i viktimave prej ditësh ishte në ulje, sot janë regjistruar rreth 130 viktima më shumë se dje.

Konkretisht në 24 orët e fundit bëhet me dije se në Itali kanë humbur jetën 369 pacietë, ndërsa një ditë më parë numri i viktimave ishte 236.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është vënë re dhe një rritje e lehtë e numrit të rasteve të reja me koronavirus, ku janë konfirmuar pozitiv 1 444 italianë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 214 457.

Ndërsa numri i të shëruarve është deri më sot 93,245 e janë 8,014 të shëruar të shëruar më shumë se një ditë më parë./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Covid në Shqipëri/ Shefja e epidemiologjisë: Shumë shpejt do të hiqet ritestimi

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Aksident i rëndë në Gjakovë/ Humbin jetën tre persona, dyshohet se janë shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovës.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre persona. Sipas mediave kosovare, dyshohet se viktimat janë shtetas shqiptarë.

“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane shkuar ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalë jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca , zjarrëfikser , njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar”, thotë zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Shkalla e infeksioneve me COVID-19 në botë drejt rekordeve të reja

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se rastet e reja me COVID-19 po rriten globalisht në nivele shqetësuese. Infeksionet po dyfishohen çdo javë me një ritëm që po i afrohet nivelit më të lartë të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë.

OBSH-ja tha se gjatë javës së kaluar u shënuan 541.960 raste të reja.

Në një konferencë virtuale në selinë e agjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendet që kishin shmangur deri tani infeksione në shkallë të gjerë, tani po përballen me ritme të larta të përhapjes së sëmundjes.

Ai solli si shembull rastin e Papua Guineas së Re, e cila deri në fillim të këtij viti kishte raportuar më pak se 900 raste me COVID-19 dhe vetëm nëntë vdekje, ndërsa tani ka raportuar më shumë se 9,300 raste dhe 82 vdekje.

Zoti Tedros tha se megjithëse ky është një numër i vogël në krahasim me vendet e tjera, shkalla dramatike e shtimit të infeksioneve të reja e shqetëson OBSH-në për potencialin e një epidemie më të madhe në Papua Guinenë e Re. Ai tha se në fund të muajit të kaluar OBSH-ja filloi shpërndarjen e vaksinave në këtë vend dhe këtë javë kanë mbërritur në vend tre ekipe mjekësore për situatat urgjente nga Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

LEXO EDHE:  Covid në Shqipëri/ Shefja e epidemiologjisë: Shumë shpejt do të hiqet ritestimi

LEXO EDHE:  SHBA shqyrton mundësinë t'u kërkojë udhëtarëve nga Britania të bëjnë testin për COVID-19

Shefi i OBSH-së tha se Papua Guinea e Re është një shembull i shkëlqyer se pse barazia në qasje tek vaksinat është kaq e rëndësishme.

Zoti Tedros tha se ky vend është mbështetur për të siguruar vaksinat tek dhurimi i dozave nga Australia dhe programi COVAX i mbështetur nga OBSH-ja. Deri më sot, COVAX-i ka dërguar rreth 40 milionë doza në më shumë se 100 vende të botës, ose të mjaftueshme për të imunizuar rreth 0.25% të popullsisë globale./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Publikuar

-

Nga

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse të dëbuarit e parë, rreth 187 kosovarë, e kaluan kufirin më 27 mars 1999, valët e eksodit vazhduan deri edhe në karvanë me 70 mijë persona. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Për ndërgjegjësimin e opinionit botëror për agresionin ushtarak mbi popullin shqiptar në Kosovë, shërbeu dhe një fotografi e një fotoreporteri të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në foton e 16 prillit 1999, shfaqet Sherife Luta me vajzën e saj 6-muajshe në krah, Besjanën. Sherifja e kujton atë si ditë si “një ditë të rëndësishme për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar” dhe tregon se i është dashur të qëndrojë rreth 3 muaj në RMV.

LEXO EDHE:  Skandali/ 72-vjeçarja vjen në Tiranë me hematomë në kokë, e nxjerrin me COVID-19

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda shqiptare e hajdutëve në Itali/ Pesë në pranga

Kurse Besjana, sot 22 vjeç tregon për Euronews Albania se ka mësuar për atë që kishte ndodhur vetëm pasi u bë 9 vjeçe. Ajo thotë se fytyra e nënës së saj shpreh qartë atë që kishte ndodhur atë ditë./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE