LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte në prag të zbulimit të madh për Covid/ Ekzekutohet brutalisht studiuesi i koronavirusit

6 Maj 2020, 08:02, Kosova & Bota CNA
Ishte në prag të zbulimit të madh për Covid/ Ekzekutohet

Një studiues i mirënjohur i Universitetit të Pittsburgh Qendrës Mjekësore i cili ishte në prag të ?gjetjeve shumë domethënëse? të lidhura me koronavirusin, u gjet i pajetë.

Dr Bing Liu, 37 vjeç, ishte i vetëm në shtëpinë e tij në Ross Township, kur një burrë  i identifikuar si  Hao Gu dyshohet se hyri në shtëpinë e tij dhe qëlloi mbi të.

Sipas Daily Mail, Liu u qëllua me plumba në kokë, qafë dhe humbi jetën nga plagët e marra.
Liu ishte një profesor asistent kërkimesh në Departamentin e Biologjisë Informatike dhe Sistemeve të UPMC, sipas një deklarate të lëshuar nga punëdhënësi i tij që njoftoi vdekjen e tij të parakohshme

Para se të vritej ai kishte raportuar se ishte në faza të avancuara të zbulimit të Covid-19, tha universiteti.

?Bing ishte në prag të zbulimeve serioze mbi mekanizmat e SARS -CoV-2 dhe komplikacioneve të tij. Ne do të përpiqemi të përfundojmë punën e nisur prej tij, në formë homazhi ndaj punës së tij të shkëlqyer shkencore?, tha në një deklaratë departamenti i tij.

Universiteti i Pittsburgh e përshkruante Liu si studiues të shkëlqyer, dhe ekspert në modelet kompjuterike të dinamikës së sistemeve biologjike.
?Humbja e tij do të ndihet në të gjithë komunitetin shkencor?. Hetuesit thanë se Liu dhe personi që e vrau, e njihnin njëri-tjetrin por policia nuk ka ende një motiv të saktë mbi rrethanat. Autoritetet thanë se janë ende duke hetuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga