Connect with Us

Eksperti i ekonomisë: Kriza do na shoqërojë gjatë gjithë vitit, qeveria nuk dha mbështetjen e duhur

Ekonomi

Eksperti i ekonomisë: Kriza do na shoqërojë gjatë gjithë vitit, qeveria nuk dha mbështetjen e duhur

Publikuar

-

Eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho në një lidhje me emisonin “Opinion” u shpreh se shqiptarët do ta ndjejnë krizën ekonomike, pasojë e pandemisë së Covid-19, përgjatë gjithë vitit 2010.

Sipas tij, qëveria shqiptare ka dhënë vetëm1/3 e fondeve për të mbështetur ekonominë në raport me vendet fqinje si Maqedonia apo edhe Kosova.

“Individët kanë menduar për një kthim në jetën normale, kurse në rastin e dytë parashikojnë se ccfarë do të ndodhë me xhepin e tyre, dhe konkretisht do të shikojnë vështirësi ekonomike.

2 persona në 4 mendojnë se do të kenë të ardhura më të ulta gjatë këtij viti për shumë arsye por një nga ato është për shkak të mbylljes së aktiviteteve të tyre dhe të një mos kompensimi të duhur nga ana e qeverisë.

Shteti shqiptar ka dhënë vetëm 1/3 e fondeve në raport me vende se Maqedonia dhe Kosova. Dhe natyrisht një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë nuk e ndjejnë mbështetjen ekonomike në këtë sens.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në qeveri/ Ngjela: Ramës i duket vetja monark

Këshutqë papunësia, turizmi, konsumi dhe të gjitha elementet e tjera që kanë lidhje me prodhimin dhe eksportin tregojnë vështirësi për ekonominë tonë dhe do zgjasi gjatë gjithë vitit 2020.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Covid-19/ Qeveria miraton shpërblim 55 mijë lekë të reja për këtë kategori punonjësish

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme këshilli i Ministrave ka miratuar dhënien e një shpërblimi në masën 55 mijë lekë, për personelin që shërben në institucionet e përkujdesjes sociale, të angazhuar në shërbimin ndaj personave sistemuar në këto qendra deri në përfundim të epidemisë së COVID-19.

“Lista emërore e personelit, përfshirë ditët e angazhimit, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, miratohet çdo muaj me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror.

Fondi për shpërblimin e personelit të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020”, thuhet në vendim.

Vendimi i plotë

Dhënie shpërblimi për personelin që shërben në institucionet e përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike, që janë në përgjegjësi administrimi të shërbimit social shtetëror dhe të bashkive

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

Vendosi

Dhënien e një shpërblimi në masën 55 000 (pesëdhjetë e pesë mijë) lekë, për personelin që shërben në institucionet e përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike, që janë në përgjegjësi administrimi të Shërbimit Social Shtetëror dhe të bashkive, të angazhuar në shërbimin ndaj përfituesve të sistemuar në këto institucione deri në përfundim të epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID-19.

LEXO EDHE:  Ish-presidenti sulmon Qeverinë/ “Ligji impotent përballë grupeve kriminale”

LEXO EDHE:  Ish-presidenti sulmon Qeverinë/ "Ligji impotent përballë grupeve kriminale"

Shpërblimin e përfiton personeli që shërben në institucionet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, dhe që është caktuar nga drejtuesi i institucionit për të punuar përtej kushteve normale të punës, me qëllim parandalimin e infektimit nga COVID-19 të përfituesve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike, sipas një grafiku të dakordësuar ndërmjet tyre.

Lista emërore e personelit, përfshirë ditët e angazhimit, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, miratohet çdo muaj me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror.

Fondi për shpërblimin e personelit të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Shërbimi Social Shtetëror dhe bashkitë përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Pasoja në të gjitha hallkat e zinxhirit ekonomik”/ Muçostepa: Nuk e dimë kur do ta rimarrim veten

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë Ines Muçostepa, deklaroi se pasojat e Covid-19 janë ndjerë në të gjitha hallkat e zinxhirit ekonomik, duke filluar nga bizneset e vogla deri te korporatat.

“Është një zinxhir ekonomik që ka pësuar goditje. Nuk dimë akoma kur do ta rimarrim veten. Varet sa do të zgjasë pandemia. Është një moment kritik për sipërmarrësit shqiptarë dhe ekonominë shqiptarë”, u shpreh ajo në Rtv Ora.

Muçostepa tregoi se sekroti i turizmit është sektori më i prekur dhe pasohet nga transporti, bujqësia dhe sektori i prodhimit.

“Sektori i turizmit, i cili i jep PPB 20% të të ardhurve, një sektor mjaft i prekur në vijim të tërmetit të nëntorit. Ishte një goditje shumë e fortë kjo për sektorin. Një sektor i cili ofron mundësi punësimi, në këtë moment duhet të ishin diku te 100 mijë të punësuar. Është duke operuar me më pak se 20% të kapaciteteve duke mos llogaritur dhe të gjithë të punësuarit e periudhës së verës që kapin 200 mijë të punësuar. Problemi është se akoma nuk dihet si ky sektor do të hapet sa shpejt si do të jenë masat e sigurisë dhe sa kjo do ta penalizojë këtë sektor deri në përfundim të kësaj pandemie. Është akoma një gropë e fortë e buxhetit që do të mungojë.

LEXO EDHE:  Ndrenika “shuplakë” Qeverisë/ Zbardhet letra e tij

LEXO EDHE:  Meta foto me vrasësen e myslimanëve/ Masakrohet nga qytetarët

Ky sektor është i lidhur me sektorin e transportit, edhe ky është i bllokuar. I treti është dhe sektori i bujqësisë, deri tani është konsideruar pak i prekur, por do të ndjekë gjithë pasojat e dëmtimeve të sipërmarrjeve të tjera. Aq më tepër që është i lidhur me turizmin, është një sektor që do ketë probleme në rritje edhe pse mund të themi që deri tani ka mbijetuar më mirë sesa të tjerët. Sektori i prodhimit është goxha i prekur, brenda sektorit të prodhimit mund të themi që të ardhur janë bllokuar deri në 50%. Është një sektor ku shitjet kanë rënë me vlerë 70%, ku duhet të specifikojmë që nga më të dëmtuarit brenda sektorit të prodhimit është edhe industria fason”, nënvizoi ajo./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Piku i rënies ekonomike 3-mujorin e dytë”/ Sejko trefon efektet e Covid-19: Parashikohet recesion

Publikuar

-

Nga

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha ditën e sotme se emergjenca e shkaktuar nga Covid-19 përbën një sfidë në stabilitetin financiar të vendit dhe për rritjen ekonomike.

Sejko tha se mbyllja e disa aktiviteteve të prodhimit ka sjellë rënie të prodhimit, që pritet të shoqërohet me rënie të punësimit. Sipas tij, ekonomia do të shënojë pikun e uljes në 3 mujorin e dytë.

“Në këtë skenar pandemia do të lërë gjurmë të dukshme dhe kalimtare në ekonominë e vendit. Zgjatja potenciale e pandemisë do të sjellë ndikim më negativ në vend. Objektivi primar i duhet të jetë marrja e masave dhe masa për rritjen ekonomike në të ardhmen. Rritja e borxhit publik është kosto e pranueshme për rritjen e ekuilibrave të vendit. Këshilli mbikqyrës vëren se BSH ka marrë masat e duhura në kohë të duhur. Kemi lehtësuar kostot e operimit të pagesave elektronike.

Norma bazë e interesit do të jetë e pandryshuar. E pandryshuar do të jetë edhe norma e interesit për kredinë. Ulet kosotja e kredisë për sektorin privat. Rreziqet e kahut të poshtëm burojnë nga zgjatja e pandemisë. Ekonomia pritet të shënojë pikun e uljes në 3 mujorin e dytë”, u shpreh ai në një deklaratë për shtyp.

LEXO EDHE:  Ndrenika “shuplakë” Qeverisë/ Zbardhet letra e tij

LEXO EDHE:  Qytetarja “përplaset” me Ramën për rrugët/ Nuk po shpenzojmë për daulle elektorale!

Teksa u pyet për efektet në ekonomi, guvernatori i BSH-së tregoi se parashikohet një recesion në rajon edhe më gjerë, ndërsa pretendon se do kemi një goditje kalimtare.

“Parashikimet janë për recension në rajon e më gjerë. Jemi të qartë për këtë. Mirëpo kjo është një goditje kalimtare. Që fundi i pandemisë të na gjejë të përgatitur, duhet të kemi një ringritje sa më të shpejtë. Duhet të jemi të kujdesshëm që ky impakt të mos godasë stabilitetin financiar dhe të mos prishet zinxhiri ekonomik. Duhet të kemi një stabilitet çmimesh që të mos ndikohet mirëqenia e qytetarëve shqiptarë. Edhe tërmeti bëri punën e tij. Pandemia e përkeqësoi edhe më shumë situatën në vend. Ka një pasiguri të lartë në parashikime. Sezoni turistik po vjen. Shpresojmë të kemi ulje të shifrave dhe një ringritje graduale të ekonomisë”, tha guvernatori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE