Connect with Us

“Do bashkëjetojmë me Covidin”/ Parashikimi i Zhejit për verën: Njerëzit do lahen për kokrrën e qejfit

Sociale

“Do bashkëjetojmë me Covidin”/ Parashikimi i Zhejit për verën: Njerëzit do lahen për kokrrën e qejfit

Publikuar

-

Gazetari Artur Zheji ka bërë një parashikim për sezonin veror dhe për pushimet e shqiptarëve të cilat duket se do të jenë shumë ndryshe nga vitet e tjera për shkak të Covid-19.

Zheji tha se shqiptarët do lahen për kokërr të qefit dhe do jenë të qetë. Sipas tij, qytetarët do mësohen që të bashkëjetojnë me koronavirusin.

“Njerëzit nuk do respektojnë distancimin fizik apo social, do lahen për kokërr të qejfit. Do shpenzojnë, nuk do ta kenë mendjen fare te politika. Politika dhe ajo do pushojë pak. Nuk shoh çudira, nuk ka raport forcash, nuk ka proklamim për protesta. Asnjë gjë! Njerëzit të jenë të qetë, të mësohen të bashkëjetojnë me koronën dhe të bashkëjetojnë dhe bashkëpunojnë dhe me Ramën, e kanë më mirë. Është pak e hidhur kjo që them, nuk është aspak kapitulluese. Të gjejnë forma të një rezistence civile personale, të paktën të mbajnë identitetin, krenari e tyre personale dhe mos tërhiqen nga hunda me premtime idiote që i bëjnë ata budallenj”, theksoi gazetari në Rtv Ora./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Foto-Shishtavec/ Vendi zbardhet nga dëbora në mes të Pranverës

Publikuar

-

Nga

 

Megjithëse ndodhemi në mes të Pranverës “kapriçot” e motit herë pas herë janë të paparashikueshme.

Në Shishtavec të Kukësit janë rikthyer reshjet e deborës dhe siç shihet nga pamjet e mëposhtme, jashtë çdo parashikimi për një periudhë të tillë.

Një suprizë e bukur e kjo më 6 maj, një ditë pas festës së Shën Gjergjit e cila festohet për t’ë përjetuar ndaljen e Dimrit dhe ardhjen e stinës së Verës.

LEXO EDHE:  Mjeku shqiptar ngre alarmin/ Ka vetëm një mundësi për tu mbrojtur nga Koronvirusi: Lutjuni Zotit të mos hyjë

LEXO EDHE:  Ylli Rakipi i “nxjerr bojën” Ramës/ Është njeriu më i paturpshëm dhe i pacipë që nga viti 1912

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Do kemi turistë të huaj”/ Klosi flet për rregullat në plazh: Kemi kërkuar të hiqen shezlonget

Publikuar

-

Nga

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se këtë sezon në vendin tonë do të kemi turistë të huaj, ndonëse do të jenë më pak në krahasim me vitin e kaluar.

“Nuk do të kemi shifrat e vitit 2019, por do të kemi turistë të huaj këtë sezon. Bashkë me ministrin Ahmetaj, do t’i propozojmë qeverisë hapjen e kufijve tanë tokësorë për të pasur mundësinë e lëvizjes së turistëve nga vendet fqinje dhe do të synojmë që në fund të majit të kemi çarterat e parë me turistë të huaj. Janë disa vende që janë të gatshme të dërgojnë çartera nëse ne i garantojmë standard të higjienës. Po synojmë hapjen e parë në rajon”, u shpreh ai por nuk preferoi të japë një datë fikse se kur do të çelet sezoni turistik.

Klosi theksoi se për të shpëtuar vendin nga kriza do të përqendrohen te turizmi rajonal, ndërsa bëri një apel për qytetarët teksa po fliste për plazhet.

“Kur flitet për dy shezlonge flitet për distancim nga familje në familje nuk kërkohet për njerëz që jetojnë së bashku. Kemi kërkuar që të mos mbajnë shezlong fare pasi konsiderohen si objekte që mund të mbajnë virus. Ajo që duam të ndërtojmë është se lufta kundër kësaj pandemie nuk mund të bëhet vetëm me rregulla që vendos shteti, nëse nuk kemi sensibilizim dhe qytetarët vetë nuk tregojnë përkujdesje”, theksoi socialisti.

LEXO EDHE:  Sandalet trendi për verën 2015

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Një leksion perfekt për t’u ruajtur nga virusi

Sipas tij, protokolli i paraqitur për rregullat e pushimeve është pranuar nga 95 për qind e operatorëve turistikëpor tregoi se disa elementë mund të ndryshohen.

“Është një proces që ministria e ndjek shpesh, pra materiali është shpërndarë për mendim, por siç e thatë edhe ju gjithë ideja e këtij manuali, është që turizmin ta kemi jo vetëm një mjet kënaqësie, por ta kemi edhe industri. Për të pasur një manual të suksesshëm, manuali ka ardhur si kërkesë e operatorëve turistikë. Një ndër kërkesat e tyre ka qenë se kush janë rregullat se si do të veprojnë. Për sa kohë nuk do të zhduket virusi, për aq kohë duhen masat për të dhënë garanci. Në kushtet jonormale ka nevojë për veprime që dalin nga realiteti”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Riatdhesimet/ 20 emigrantë mbeten të bllokuar në doganë

Publikuar

-

Nga

Qytetarët që kishin mbetur jashtë kufinjëve si pasojë e mbylljes nga pandemia kanë filluar të riatdhesohen.

Por ashtu si më herët, në Kakavijë problemet vijojnë. Mësohet se sot kanë mbetur të bllokuar prej disa orësh rreth 20 emigrantë të tjerë.

Edhe pse kanë kaluar në territorin shqiptar, ata nuk e dinë se çfarë do të bëhet me ta, nëse do të karantinohen në banesa apo në qendrën në Durrës.

LEXO EDHE:  “Ik se na ka ardhë në majë të hundës”/ Qytetarët i “tregojnë vendin” Ramës  

LEXO EDHE:  Bilanc i frikshëm në Itali/ 349 të vdekur në 24 orët e fundit

Ndërkohë pritet zgjidhja e situatës deri në koordinimin mes insitucioneve./CNA.al

LEXO TE PLOTE