Connect with Us

“Biznesi i vogël po falimenton”/ Kreu i shoqatës: Nuk duam lëmoshë, qeveria të hapë ekonominë

Politikë

“Biznesi i vogël po falimenton”/ Kreu i shoqatës: Nuk duam lëmoshë, qeveria të hapë ekonominë

Publikuar

-

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël në Shqipëri Albert Nasto, pas takimit me kryetarin e Republikës së Re Lulzim Basha, ngriti alarmin se biznesi është në gjendje shumë të rëndë dhe po shkon drejt falimentimit.

Nasto tha se gjendja po shkon drejt një degradimi total, ndërsa pretendon se paketat e qeverisë nuk përfshijnë as gjysmën e atyre që duhet të ishin.

Ai deklaroi se biznesi nuk po kërkon lëmoshë, pasi thekson se paketat e qeverisë janë para që i takojnë atyre në gjendje të tilla të jashtëzakonshme.

“Atëherë qeveria ka miratuar dy paketa, të cilat i quan paga lufte, një 260 mijë lekë dhe një 400 mijë lekë të vjetra. Asnjë paketë nuk përfshin më shumë se gjysmën e atyre që duhet të ishin. Për ne nuk janë paketa ndihme, për biznesin, janë sociale. Nuk janë paga lufte se në luftë nuk paguhen taksa. Biznesi po shkon çdo ditë drejt falimentimit. Nuk ka asnjë plan ekonomik nga qeveria. Të gjitha këto paketa nuk e ndihmojnë biznesin. Këto po na degradojnë. Duket sikur ne duam lëmoshë, ne nuk po kërkojmë lëmoshë. Në fatkeqësi natyrore thuhet se shteti duhet t’i dëmshpërblejë të gjithë. Bashkitë nuk kanë hequr taksat. Ne po paguajmë taksa njësoj. Kolegëve tanë po i vijnë faturat sikur të ishin në punë. Ne po shprehim shqetësimin tonë. Nuk kalohet kriza me 260-400 mijë lekë. Duhet hedhur lekë. Duhet ndjekur modele evropiane. Shikoni Kosovën, Maqedoninë. Deri tani ndihma ka qenë tallëse. Nëse ne jemi bërë për këtë pagesë, atëherë kurrë mos e marrshim. Janë 250-300 mijë të punësuar në biznesin e vogël. Çfarë do bëhet me ne zoti kryeministër”, u shpreh ai, ndërsa i bëri një kërkesë kryeministrit Edi Rama përe të hapur bizneset.

LEXO EDHE:  Turpi dhe hipokriza e qeverisë/ “Harron” ditën e lindjes së Skëndërbeut  

“Kryeministër hap ekonominë, duhet të hapen subjektet, por nuk hapen ato pa qytetarin. Qeveria thotë hapuni, por e mban qytetarin në shtëpi. Kjo që të mos na paguajë detyrimet. Qeveria duhet të emetojë lekë, grante për biznesin e vogël. Ministria e Financave dhe pushteti lokal i ka listat. Nuk ka nevojë për aplikime. Nëse vazhdohet kështu, këtu ka për të ndodhur një krizë e paparë ndonjëherë. Për ta mbyllur, gjendja është e rëndë. Lehtësim taksash dhe hapje të biznesit, bashkëshoqëruar me lejimin e qytetarëve për të lëvizur”, nënvizoi Nasto./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Veliaj, miliona lekë abuzime me tenderat/ Garë fiktive për drurët dhe shkurret

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë tenderin e radhës për blerjen e drurëve dhe shkurreve dekorative, me 99.99% të vlerës, gjithçka e publikuar dje në buletinin e rradhës të APP. Tenderi nga DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PASTRIMIT DHE E GJELBËRIMIT TIRANE, fondet nga Buxheti i bashkisë Tiranë.

Kompania fituese, dhe e vetmja në garë është “Albgarden” shpk. Fondi limit i këtij tenderi është 35 833 000 (tridhjetë e pesë milion e tetëqind e tridhjetë e tremijë) lekë pa tvsh.

“Albgarden” shpk ka ofruar çmimin 35 800 000 lekë, pra sa vlera totale e tenderuar. Duket se ka pasur garë por ka qenë thjesht formale. E zhvilluar vetëm me nje ofertues dhe cmimi i saj i ka rënë “në koke” vlerës totale të tenderuar.

Në formularin e njoftimit të fituesit thuhet se kriteri i përzgjedhjes së fittuesit është çmimi më i ulët, ndërkohë që nuk ka pasur fare garë dhe çmimi i ofruar nga kompania fituese është ai maksimali.

Siç duket gara e vërtetë ka vdekur dhe Erion Veliaj vijon të abuzojë me taksat e qytetarëve me tenderat e dhënë nga Bashkia e Tiranës.

Njoftojme se kane qenë pjesëmarrës në procedure operatorët ekonomik si më poshtë:

  1. Operatoriekonomik “Albgarden” shpk me Nipt: K37513520N me ofertëekonomike:

35 800 000(tridhjetë e pesë milion e tetëqind mijë) lekëpa tvshdhe

42 960 000 (dyzet e dy milion e nëntëqind e gjashtëdhjetëmijë)lekë me tvsh.

Shqyrtohet oferta e paraqitur nga ofertuesi “Albgarden”shpk nga ku rezulton se:

 I plotësonkërkesat e përgjithshmepërkualifikim

 I plotësonkriteret e veçantatëkualifikimittëpërcaktuaranë DST

 Përsaipërketllogaritjessëvlerëssëofertësnukrezultonanomalisht e ulët.

Nga shqyrtimi I ofertave në mbështetje me nenin 53 të Ligjit Nr. 9643 “Për Prokurimin

Publik” I ndryshuar, si dh edokumentave të tenderit të miratuar, u konstatua se oferta e

operatorit ekonomik “Albgarden” shpk është në përputhje me kërkesat e tenderit, duke e

shpallur siofertë të vlefshme.

Duke qënë se operatori ekonomik, pjësëmarrës në këtë procedure prokurimi kualifikohet

siofertë e vlefshme, oferta fituese sipas Nenit 55 tëLigjit Nr.9643 datë 20.11.2006 “Për

prokurimin publik” I ndryshuar; është:

Operatoriekonomik “Albgarden” shpk me Nipt: K37513520N me ofertëekonomike:

 35 800 000 (tridhjetë e pesë milion e tetëqind mijë) lekëpa tvshdhe

 42 960 000 (dyzet e dy milion e nëntëqind e gjashtëdhjetëmijë)lekë me tvsh.

Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqisni pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit,

Tiranë për sigurimin dhe nënshkimin e kontratës siç parashikohet në dokumentat e tenderit, brenda

30ditëve nga dita e marrjes/publikimit të këtij njoftimi.

. /CNA.al

 

LEXO EDHE:  Skandali/ Qeveria, miliona euro tendera në kohë “lufte”

LEXO EDHE:  Qeveria, asnjë lek kompensim për shtresat në nevojë në 5 muajt e parë të 2015

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ftesa e Gjiknurit për tryezën e Zgjedhores/ Basha: Jemi gati ta votojmë që nesër nëse…

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur sot ftesës së bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurit, për uljen e opozitës në tryezat e reformës.

Basha i cilësoi si gënjeshtra të gjitha deklaratat e mazhorancës, ndërsa tha se opozita nuk është larguar kurrë nga kjo tryezë.

Kryedemokrati deklaroi se opozita është gati që të ulet e ta votojë që nesër Reformën Zgjedhore nëse pranohen propozimet e tyre.

“Dua të mbani vëmendjen tek problemi i madh, pandemia ekonomike. Të tjerat janë gënjeshtra. Nuk jemi larguar kurrë nga tryeza. Qeverisë i ka munguar vullneti të shprehet për propozimet tona. Ia kemi çuar propozimet tona. Kemi gati dhe propozime të tjera. Qeveria s’ka përse pret javën që vjen. Ne jemi gati të vazhdojmë me tryezën dhe të votojmë reformën që nesër që t’ju japim qytetarëve një qeveri legjitime dhe që të kujdeset për fatin e tyre, për ekonominë që po bie në gropë”, nënvizoi kryetari i Republikës së Re./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Biznesi i vogël jashtë vëmendjes”/ Basha: Qeveria të mos merret me oligarkët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për shtyp pas takimit me disa përfaqësues të Shoqatës së Biznesit të Vogël.

Basha mbështeti biznesin dhe akuzoi qeverinë se i ka lënë jashtë vëmendjes. Sipas tij, vëmendja e qeverisë është tek oligarkët dhe jo tek njerëzit e te biznesi i vogël.

“Biznesi i vogël përbën bazën e ekonomisë shqiptare. Paratë që ka paguar gjatë vitit, taksat duhet t’i kthehen sot. Sot ka nevojë më shumë se kurrë për një paketë të qartë masash. Biznesi i vogël po vuan dhe nga masa arbitrare siç është fatura afrofe. Në vend që të ndihmohen siç po i ndihmon çdo vend i rajonit, biznesi i vogël po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme. Paratë e taksave të shqiptarëve po shkojnë tek oligarkët jo atje ku ka nevojë tek biznesi i vogël. Situata është dramatike. Mbështesim kërkesat e biznesit të vogël.

LEXO EDHE:  Qeveria, asnjë lek kompensim për shtresat në nevojë në 5 muajt e parë të 2015

LEXO EDHE:  Qeveria, asnjë lek kompensim për shtresat në nevojë në 5 muajt e parë të 2015

Zhytja e biznesit të vogël në këtë situatë është parathënie e krizës ekonomike. Vëmendja jonë duhet të jetë tek pandemia ekonomike 2020 që po zëvendëson pandeminë e COVID. Ka një shkaktar për këtë, kryeministri dhe kjo qeveri. Biznesi i vogël nuk kërkon lëmoshë por të mbështetet nga taksat. Taksat përfundojnë tek një grusht njerëzish, tek një grusht oligarkësh me të cilët kjo qeveri ndan favoret”, deklaroi kryedemokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE