LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do të mbyllet COVID-2?/ Rakacolli: Jemi në moment delikat, infeksioni mund të shtohet

6 Maj 2020, 12:46, Lifestyle CNA
A do të mbyllet COVID-2?/ Rakacolli: Jemi në moment delikat,

Ministria e Shëndetësisë thekson se COVID-2 ?Shefqet Ndroqi? nuk do të mbyllet për t?iu rikthyer pacientëve, që vuajnë nga sëmundje pulmonare.

Duke iu përgjigjur interest të gazetarëve, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, është shprehur se me hapjen e masave, vendi është në një moment tejet delikat dhe ekziston mundësia që infeksioni të shtohet sërish.

?Pavarësisht se epidemia është kontrolluar shumë mire, është kontrolluar shumë mirë edhe në saj të masave të mëdhaja shtrënguese që u morën që në fillim të saj. Tashmë me hapjen e masave jemi në një moment tejet delikat, të cilin po e monitorojmë me shumë kujdes dhe ekziston mundësia që përsëri infeksioni të shtohet. Për këtë arsye këtë problem ne do ta shqyrtojmë në dritën e kësaj dinamike?, është shprehur Rakacolli./CNA.al

Lajmet e fundit nga