LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futbolli drejt rikthimit në normalitet, dy shtetet e mëdha njoftojnë datat për rifillimin e kampionateve

6 Maj 2020, 12:28, Sport CNA
Futbolli drejt rikthimit në normalitet, dy shtetet e mëdha

Tashmë që situata prej Koronavirusit po shkon drejt normalizimit, shumë shtete kanë filluar të mendojnë për rinisjen e futbollit, i cili gjithashtu u pezullua për shkak të virusit.

Në këtë situatë, Federata Turke ka vendosur për rifillimin e kampionatit, i cili do të jetë në 12 qershor, për t?i përfunduar të gjitha ndeshjet e mbetura. Gjithashtu një tjetër shtet europian ka përcaktuar një datë për rifillimin e kampionatit.

Kroacia ka njoftuar se sezoni do të vazhdojë në këtë vend më 30 dhe 31 maj me ndeshjet gjysmë finale të Kupës, ndërsa kampionati do të rinisë në 6 qershor. Sigurisht të gjitha ndeshjet do të luhen pa praninë e tifozëve, për të mos rrezikuar përsëri nga Koronavirusi, që vazhdon të jetë në qarkullim.

Lajmet e fundit nga