LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zyra “Alba Përkthime” gjest humanitar/ Ofron shërbime falas për shqiptarët në Greqi

5 Maj 2020, 18:15, Sociale CNA
Zyra “Alba Përkthime” gjest humanitar/ Ofron shërbime

Situata e koronavirusit ka prekur shqiptarët në mbarë botën dhe i ka dëmtuar ata si nga ana ekonomike, fizike edhe ajo emocionale.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, zyra ?Alba Përkthime? ka menduar që të ndihmojë shqiptarët në Greqi duke i ofruar shërbime falas.

Mësohet se që nga dita e nesërme zyra ?Alba Përkthime? do të ofrojë shërbime falas për aplikime online në portalin e-albania, konsulta juridike. Ndërkohë për përkthimet dhe shërbimet e tjera do të ketë favorizime me kosto më të ulët.

Kjo zyrë ka përvojë 20 vjeçare në fushën e ofrimit të shërbimeve tek bashkëatdhetarët shqiptarë që janë emigrantë në Greqi.

Çdo shqiptar që ka nevojë për konsulta juridike, përkthime, noterizime dhe shumë shërbime të tjera ndihmëse, mund ta gjejë zyrën në adresën Tsimiski 43, kati i tretë, në Selanik. Gjithashtu mund të kontaktojnë në numrat e telefonit 2310566763, 6942097951./ CNA.al

Lajmet e fundit nga