LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA do të studiojë nivelin e infektimit të fëmijëve me COVID-19

5 Maj 2020, 07:34, Lifestyle CNA
SHBA do të studiojë nivelin e infektimit të fëmijëve me

Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) konfirmoi të hënën se një studim për të ndihmuar në përcaktimin e shkallës së infeksionit të fëmijëve me COVID-19 në SHBA dhe familjeve të tyre ka filluar regjistrimin e pjesëmarrësve.

Studimi, i quajtur “Epidemiologjia njerëzore dhe reagimi ndaj SARS-CoV-2” ose HEROS, është i financuar tërësisht nga qeveria dhe sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i cili është pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit. Studimi do të përpiqet të vlerësojë sa është përqindja e fëmijëve të infektuar me SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, që zhvillojnë simptoma të sëmundjes.

Studimi HEROS do të kërkojë gjithashtu të përcaktojë nëse niveli i infeksionit viral ndryshon mes fëmijëve me gjendje alergjike ose astme dhe atyre që nuk i kanë ato.

“Një tipar interesant i kësaj pandemie është se shumë pak fëmijë janë sëmurë me COVID-19 në krahasim me të rriturit”, tha Dr. Anthony Fauci.

Fauci tha se studimi do të përcaktojë nëse arsyeja që fëmijët, mesatarisht, kanë më pak të ngjarë të sëmuren me COVID-19 është se ata janë rezistent ndaj infeksionit apo sepse janë të infektuar, por nuk zhvillojnë simptoma.

Gjashtë mijë njerëz nga 2,000 familje amerikane në 11 qytete po marrin pjesë tashmë në studime të kërkimit pediatrik dhe së shpejti do të regjistrohen në studimin e ri HEROS. Ekipi i studimit pritet të ndjekë këto familje në distancë për gjashtë muaj për të konstatuar se kush infektohet nga virusi, dhe nëse virusi transmetohet te anëtarët e tjerë të familjes dhe cilët anëtarë të familjes me virus përfundojnë të zhvillojnë simptoma të COVID-19.

“Deri tani, të dhënat për masën e infeksionit SARS-CoV-2 në popullatën anmerikane kanë qenë të kufizuara për njerëzit që bashkëveprojnë fizikisht me sistemin e kujdesit shëndetësor: ata që janë testuar – veçanërisht ata që testojnë pozitivisht – dhe ata me sëmundje të rëndë,” tha drejtuesja e studimit Dr. Tina V. Hartert.

Ajo beson se të dhënat e mbledhura nga ky studimi do të ndihmojnë në plotësimin e këtij hendeku të njohurive dhe do të ofrojnë më shumë informacion se si të bëhen ndërhyrjet në shëndetin publik./VOA

Lajmet e fundit nga