LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Samiti Virtual për COVID/ Udhëheqësit botërorë premtojnë miliona dollarë  

5 Maj 2020, 06:24, Kosova & Bota CNA
Samiti Virtual për COVID/ Udhëheqësit botërorë

Një aleancë e udhëheqësve botërorë zhvilloi një samit virtual të hënën, me synim grumbullimin e miliarda dollarëve për të financuar hulumtimet për një vaksinë për koronavirusin, si dhe për të zhvilluar trajtime të reja dhe testime më të mira.

Komisioni Evropian organizoi dhe drejtoi veprimtarinë nga selia e tij në Bruksel, me liderë të thirrur nga e gjithë bota. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha se bota duhet të bashkojë burimet e saj për të filluar punën për vaksinat, diagnostikimin dhe trajtimet kundër koronavirusit.

Ajo tha se qëllimi i parë ishte mbledhja e një shume fillestare prej 8 miliardë dollarësh që do të ndihmonte “të shtohet” puna për vaksinat dhe trajtimet.

Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi 573 milion dollarë, duke thënë se samiti dërgoi një “sinjal shprese” dhe se pandemia ishte një “sfidë globale që kërkonte zgjidhje globale.”

Kryeministri britanik Boris Johnson, vetë i mbijetuar nga COVID, njoftoi premtimin e Britanisë prej 482 milion dollarësh dhe u kujtoi udhëheqësve se Britania do të organizojë një samit tjetër në një muaj në emër të Aleancës Globale për Vaksinat dhe Imunizimet (GAVI).

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, tha se vendi i tij do të bënte një investim total prej afro 834 milion dollarësh për të luftuar virusin brenda dhe jashtë vendit.

Kanadaja, Franca, India, Izraeli dhe Spanja ishin ndër kombet e tjera që u zotuan për përpjekjet e vaksinës.

Njerëzit në shumë vende të globit, dhe veçanërisht në Evropë këtë javë, po kthehen me kujdes në punë, por autoritetet mbeten të kujdesshme për një valë të dytë të infeksioneve, dhe një vaksinë është i vetmi plumb i artë i vërtetë për të lejuar që të rifillojë jeta normale./ VOA

Lajmet e fundit nga