LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Roma dhe Napoli diskutojnë transferimin e Hysajt, do këmbehet më një holandez

5 Maj 2020, 18:39, Sport CNA
Roma dhe Napoli diskutojnë transferimin e Hysajt, do këmbehet më

Elseid Hysaj çdo ditë e më shumë duket larg Napolit. Mbrojtësi i kombëtares sonë nuk ka bërë asnjë hap për rinovimin e kontratës, që përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe Napolit i mbetet vetëm ta shesë këtë verë për të arritur të nxjerrë ta ardhura nga ai.

Shumë emra janë orfuar për ta blerë, por Roma është klubi që po lëviz më shumë gjatë ditëve të fundit. Kryeqytetasit e pëlqejnë stilin e lojës së Hysajt dhe në çdo merkato kanë tentuar të gjejnë hapësirë për të provuar ta afrojnë dhe këtë verë Hysaj u ka dalë në ?shteg?.

Menaxheri i 26-vjeçarit, Mario Xhufredi prej kohësh ka dhënë sinjale të qarta largimi dhe Napoli nuk po bën asnjë hap të ndalojë Hysajn. Kështu, sezonin e ardhshëm Hysajn do e shohim të veshur me ngjyra të tjera. Mediet italiane raportojnë se Roma ka ofruar një këmbim për të arritur te Hysaj.

Bëhet fjalë për Rik Karsdorp. Mbrojtësi prej tre sezonesh është në pronësi të verdhekuqve, por pasi nuk bindi në kryeqytet, u vendos të kthehej përsëri me formulën e huazimit te Fejnord, nga ku erdhi. Drejtuesit e Romës pretendonin ta shisnin holandezin për rreth 8 milionë euro te Fejnord, por duket se tani po përgatisin një tjetër skenar për të.

Ata do e ofrojnë për të bindur Napolin të lërë të lirë Hysajn, ndërkohë që drejtori i klubit italian, Xhuntoli flitet se është gati t?i japë një tjetër mundësi për të treguar vlerat në Serie A 25-vjeçarit. Pritet të shihet nëse ky operacion do të finalizohet, ndërkohë që për Hysajn ka oferta nga Sevija në Spanjë.

Lajmet e fundit nga