LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punonte në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare/ AKU gjobit një baxho në Durrës

5 Maj 2020, 15:20, Kronika CNA
Punonte në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare/ AKU gjobit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur një baxho në Durrës për kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, mungesë gjurmueshmërie dhe sistem vetëkontrolli.

Trupa inspektuese pas indicies së marrë nga qytetarët në platformat e komunikimit të AKU, kanë ushtruar kontroll në një baxho në fshatin Kamerasa, Manzë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve dhe Krimin Ekonomik, për shkak se baxhoja ushtronte veprimtarinë e saj e palicencuar.

Gjatë ushtrimit të kontrollit ka rezultuar se baxhoja ushtronte veprimtarinë e saj, në kushte të papërshtatshme higjienio-sanitare. Subjekti nuk kishte një sistem të efektshëm gjurmueshmërie për produktet ushqimore sipas legjislacionit në fuqi, si dhe nuk kishte të implementuar Planin e Vetëkontrollit (HACCP). Për të gjitha këto shkelje të legjislacionit në fuqi u vendos marrë masa administrative ?gjobë? në vlerën e 500,000 lekëve si edhe bërë bllokimi i 15 kg djathë të bardhë dhe 7 kg djathë kaçkavall, të cilat do të mbahen të bllokuara në ambientet e subjektit.

AKU paralajmëron se do të jetë i pranishëm në të gjithë vendin dhe do të veprojë me zero toleroncë ndaj gjithkujt që tenton të abuzojë dhe përfitojë në kurriz të shëndetit të konsumatorëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga