Connect with Us

Publikohet video e sekuestrimit të 1.2 mln litrave naftë në magazinën e Lulzim Berishës

Kronika

Publikohet video e sekuestrimit të 1.2 mln litrave naftë në magazinën e Lulzim Berishës

Publikuar

-

Publikohen pamjet e sekuestrimit të 1,2 milionë litrave naftë dhe të një magazine doganore në Durrës në pronësi të Lulzim Berishës.

Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL sekuestroi 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të subjektit privat Lulzim Bersisha & E. SH.

Këtij subjekti, më datë 13.02.2019, me vendimin nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte”. Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

Pasi e ka ndjekur fillin e këtij organizimi kriminal, OFL ka kryer mbrëmë operacionin e sekuestros dhe po vijon, në bashkëpunim me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar, hetimin intensiv për zbulimin dhe dokumentimin e gjithë veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe lidhjen me persona të tjerë publikë e privatë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL i sekuestron 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë Lulzim Berishës

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të subjektit privat Lulzim Berishës,.

Këtij subjekti, më datë 13.02.2019, me vendimin nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte”.

Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

LEXO EDHE:  Video-Kërcënimi i dëshmitarit të çështjes CEZ/ Artan Hoxha: Dikush i ka hequr tapën shishes, shejtanët kanë dalë jashtë

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 140 kg drogë/ Arrestohen 6 persona

Pasi e ka ndjekur fillin e këtij organizimi kriminal, OFL ka kryer mbrëmë operacionin e sekuestros dhe po vijon, në bashkëpunim me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar, hetimin intensiv për zbulimin dhe dokumentimin e gjithë veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe lidhjen me persona të tjerë publikë e privatë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL “me dorë të hekurt”/ Sekuestrohen 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore

Publikuar

-

Nga

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, përgjatë dy muajve të fundit, OFL nuk e ka ndërprerë punën. Në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, OFL ka vijuar hetimet dhe goditjen e subjekteve të Ligjit Special.

Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL sekuestroi 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të subjektit privat L. B. & E. SH.

Këtij subjekti, më datë 13.02.2019, me vendimin nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte”. Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

LEXO EDHE:  OFL nuk ndalet/ Kush janë dy të fortët e radhës në “shënjestër”

LEXO EDHE:  “Anti-KÇK batutë turshie”/ Ironizon Zheji: Edhe modelin e syzeve e ka skicuar Rama

Pasi e ka ndjekur fillin e këtij organizimi kriminal, OFL ka kryer mbrëmë operacionin e sekuestros dhe po vijon, në bashkëpunim me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar, hetimin intensiv për zbulimin dhe dokumentimin e gjithë veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe lidhjen me persona të tjerë publikë e privatë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar me 8 vite burg/ Arrestohet në Vlorë i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

Publikuar

-

Nga

Kapet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë kapur dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimi, shtetasin: Denis Hysaj, 37 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, me vendimin e datës 16.11.2018, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE