LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Pas fikjes së kamerës ajo nuk është miqësore"/ Fotografi tregon sjelljen si një "superstar" të Meghan Markle dhe pjesët që urren në trupin e saj

5 Maj 2020, 08:59, Lifestyle CNA
"Pas fikjes së kamerës ajo nuk është

Një fotograf ka zbuluar se Meghan Markle quhej një princeshë edhe në kohën kur ishte aktore për shkak të sjelljes së saj të vështirë dhe urdhëruese në xhirime.
Gjatë një interviste për Daily Mail kameramani ka treguar se Meghan vepronte mbi bazën e një sërë rregullash të rrepta përfshirë edhe mosfotografimit të këmbëve të saj pasi kishte pjesë të trupit që asaj nuk i pëlqenin.

Këmbët e 38-vjeçares u bënë një temë e nxehtë e bisedës pasi ajo hoqi këpucët gjatë një turneu mbretëror në Zelandën e Re në vitin 2018, duke zbuluar një shenjë që mund të kishte mbetur nga një ndërhyrje.

Dhe pas kësaj u bë e qartë për ekipin e fotografit se pse, Meghan i urren këmbët e saj. Ajo këmbëngulte të kishte shampanjë në xhirime dhe ti jepej miratimi i plotë për të gjitha pamjet duke vepruar si një superstar. ?Njerëzit më thanë: ?përgatitu sepse ajo e tepron. Ata e quanin atë princeshë??.

?Kur e pashë, menjëherë nga momenti kur arriti, as që e dija se kush ishte dhe ajo po vepronte si divë. Ishte qëndrimi, mënyra sesi bisedonte me njerëzit, rregullat. Ajo erdhi e veshur me një kapelë bejsbolli, duke fshehur fytyrën dhe ulur kokën poshtë?, vijon fotografi i cili ka preferuar që identiteti i tij të mbetet i fshehtë.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga