LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pajtohen” Rama dhe Meta/ Presidenti heq dorë nga beteja kundër “Grushtit të shtetit”?

5 Maj 2020, 08:22, Politikë CNA
“Pajtohen” Rama dhe Meta/ Presidenti heq dorë nga beteja

Presidenti Ilir Meta pasi ka zhvilluar sot homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, ka mbajtur edhe një prononcim për mediat.

Gjatë prononcimit të tij, kreu i shtetit ka vënë theksin vetëm tek dëshmorët dhe ata që dhanë jetën për lirinë e shtetit shqiptar, duke lënë mënjeanë ?luftën? politike.

?Sot është dita të nderojmë ata që kanë dhënë jetën për vendin tonë.

Sot është ditë për të përshëndetur edhe të gjithë familjarët dhe pasardhësit e tyre. Për të pëërshendëtur dhe nderuar të gjitha familjet që kontribuan gjatë asaj lufte dhe sakrifice të jashtëzakonshme, për Shqipërinë e lirë dhe demokratike për të cilën ata dhanë jetën?-tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të vijojë betejën kundër të ashtuquajturit ?grusht shteti?, Meta nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Lajmet e fundit nga