LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjekja bën paralajmërimin e fortë/ Pasoja që mund t’i kërcënojë jetën pacientit të sëmurë edhe nëse kalon COVID-19

5 Maj 2020, 07:34, Lifestyle CNA
Mjekja bën paralajmërimin e fortë/ Pasoja që mund t’i

Silvana Bala, drejtuese e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin ?Shefqet Ndroqi? ka folur sot për situatën e koronavirusit dhe pasojat që lë tek pacientët.

?Ajo çfarë mund t?i kërcënojë jetën pacientit është se në javët e para pasi pacienti negativizohet nga COVID-19, kjo pasojë mund ti shkojë për 4-5 javë dhe flitet për komplikacionin më të mundshëm të saj që është tromboembolia pulmonare  apo tromboembolia e organeve të tjera.

Kjo është pasoja më e rëndësishme dhe që mund ti kërcënojë jetën edhe nëse kalon COVID-19, pacientit të sëmurë. Nuk mund të flasim për pasoja mbetëse për gjithë jetën nga kjo sëmundje. Megjithatë çdo gjë varët nga mosha e pacientit, sëmundjet e shoqërueshme. Pneumonia nga OCVID-19 ul dhe kufizon të gjithë aktivitetin funksional të mushkërive?, tha Bala, në një intervistë në ?ABC e mëngjesit?.

Më tej, ajo tha se pacientët që do të ndjekin terapinë me hollues gjaku ndahen në dy grupe.

?Është grupi i cili është në risk për të bërë këtë sëmundje dhe është i cili tashmë e ka bërë këtë sëmundje të COVID-19. Grupi i cili ka COVID-19 që ka bërë pneumoni dhe tromboembolinë do ta marrë për një kohë shumë të gjatë holluesin. Ndërsa grupi në risk, ku futen personat që konsumojnë duhanin, me diabet, me hipertension, pacientë më çekuilibër të panelit yndyror që janë dhe me COVID-19 dhe ndërkohë nuk është bërë tromboembolinë do ta marrë holluesin për një kohë më të shkurtër, (5 deri në 6 javë pas daljes nga spitali)?, tha më tej Bala.

Ndër të tjera Silvana Bala tha se nuk është ende koha për të thënë nëse COVID-19 ka ekzistuar që në muajin janar, ndërsa shtoi se do ketë një studim që do qartësojë nese kanë ekzistuar apo jo raste që në janar.

?Do të ketë një studim i cili do të bëhet nëpërmjet epidemiologëve, specialistëve për të qartësuar pneumonitë të COVID-19 dhe të qartësohet ideja nëse këto raste kanë ekzistuar apo jo që në janar. Tashmë i gjithë sensibiliteti mjekësor bëri që të futeshim në rrugën mjekësore të trajtimit të pacientëve. Fakti që numri i vdekjeve nuk me korrespondon me vitin e kaluar, për muajin janar dhe shkurt them se kemi qenë në pneumoninë e virozëve. Futja e pacientëve në respirator është mundësia e fundit që ka mjeku për ti dhënë mundësinë për të jetuar?, u shpreh ajo.

Lajmet e fundit nga