Connect with Us

Luhatja e rasteve të prekura/ Pipero: Qytetarët të jenë të vëmendshëm

Shëndeti

Luhatja e rasteve të prekura/ Pipero: Qytetarët të jenë të vëmendshëm

Publikuar

-

Luhatja e shifrave të rasteve të prekura me Covid-19 nuk është shqetësuese për mjekun Pëllumb Pipero.

Infeksionisti deklaron se kjo vjen si shkak i lehtësimit të masave, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të repektojnë të gjitha masat.

Mjeku thekson se është shumë e rëndësishme që të mos tregohemi të shkujdesur këtë periudhë për të shmangur rritje të madhe të shifrave.

“Grafiku i epidemisë ka dëshmuar që ka pasur luhatje të vazhdueshme. Nëse i referohemi grafikut, ka luhatje, por tendenca e kurbës është në ulje të vazhdueshme. Rastet e konstatuara janë asimptomatike, por janë kontakte të kontakteve të shtruara më parë. Lëkundja, apo zig zaget e këtij grafiku dëshmojnë se ne jemi të fokusuar, apo gjurmojmë kontaktet, kontaktet e kontakteve. Pra jemi më afër vatrës dhe  bëjmë të mundur izolimin më shpejt të vatrës.

LEXO EDHE:  Bastardët e politikës së inkriminuar detyrojnë popullin ta braktisë Republikën

Për mua nuk është shqetësuese, por është një sinjal i fortë që tregon se në rast se  7 ditë më parë filloi lehtësimi i masave dhe 7 ditë më pas kemi një ngritje të rasteve, ky është një sinjal i rëndësishëm për t’i thënë qytetarëve që lehtësim i masave nuk do të thotë ulje e kujdesit, shmangie e këshillave për distancimin e fizik, respektimi i higjienës, vendosja e maskës. Në rast se nuk kemi kujdes mund të kthehemi prapa. Qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj respektimit të masave të distancimit fizik dhe higjienës. Është shumë e rëndësishme të mos tregohemi të shkujdesur këtë periudhë”, nënvizoi Pipero në Rtv Ora./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

17 raste të reja me Covid në 24 orë/ Pipero: Sinjal për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Mjeku Pëllumb Pipero e ka konsiderua si një sinjal për qytetarët rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 në vendin tonë, ku vetëm sot u konfirmuan 17 persona të tjerë.

Në studion e “Open” Pipero tha se edhe pse masat janë lehtësuar qytetarët nuk duhet të tregohen të shkujdesur, ndërsa shtoi se luhatja e shifrave po shikohet në shumë vende.

“Unë do e konsideroja si një sinjal i cili vjen në përputhje me lehtësimin e masve për të na treguar të gjithëve se pse u lehtësuan masart nuk do të thotë të jemi të shkujdesur.

Por luhatja e shifrash nuk ka vetëm tek ne por edhe në vendet e tjera. Në raport me ecurinë e epidemisë unë e analizoj në ulje të qëndrueshme.

LEXO EDHE:  Bastardët e politikës së inkriminuar detyrojnë popullin ta braktisë Republikën

LEXO EDHE:  Bastardët e politikës së inkriminuar detyrojnë popullin ta braktisë Republikën

Unë do ta konsideroja si një sinjal në veshin e qytetarëve dhe syrin e specialistëve qe virusi është akoma mes nesh dhe kujdesi duhet të vazhdojë”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pipero jep lajmin/ “Shumë shpejt mund të kemi në dispozicion imunoglobulinë, ndihmon për kurim”

Publikuar

-

Nga

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për krijimin e vaksinës së koronavirusit, për të cilin thotë se mund të zgjasë 1 vit e gjysmë deri në 2 vjet për tu krijuar.

Infeksionisti tregoi se shumë shpejt mund të kemi në dispozicion një imunoglobulinë që do të na ndihmojë për të shëruar rastet e rënda me koronavirus.

Pipero theksoi se nëse kthehet një valë e dytë do të ketë efekte disa herë më të vogla negative sesa pati ketë radhë

“Në rast se nuk kemi një vaksinë mund të zgjasë një vit e gjysmë deri në dy vjet. Por, duhet të kemi në konsideratë që rikthimi i një vale të dytë nuk do ketë këtë impakt që pati në valën e parë. Një pjesë e madhe e qytetarëve bie në kontakt, duke rënë në kontakt krijojnë imunitet. Informacioni i ardhur nga Universiteti në Utrechtit për identifikimin definivisht të antitrupave humane anti covid është lajmi më i madh që kam dëgjuar unë gjatë këtyre ditëve. Kjo dëshmon që organizimi jo vetëm që prodhon antitrupa, por këto antitrupa janë efektive dhe e neutralizojnë virusin.

LEXO EDHE:  “Kjo kohë ka nevojë për komunikim”/ Rama tregon “kanalin e emergjencës” ku qytetarët mund të adresojnë problemet e tyre

LEXO EDHE:  Bastardët e politikës së inkriminuar detyrojnë popullin ta braktisë Republikën

Çka dëshmon që ne shumë shpejt edhe nëse nuk do kemi një vaksinë shumë shpejt mund të kemi në dispozicion një imunoglobulinë, e cila do të na ndihmojë të mos kemi raste të rënda apo të ndihmojmë rastet e rënda për t’i mjekuar. Fakti që prodhohen antitrupa dëshmon që personat që bien në kontakt fitojnë imunitet. Së dyti sistemet shëndetësore do jenë shumë herë më të përgatitura. Së treti nuk është e thënë t’i themi njerëzve në fund të këtij viti dy herë kujdes se kemi virusin. Por boll t’ja rikujtojmë dhe ata do t’i zbatojnë. Prandaj për të gjitha këto arsye them se rikthimi i një vale të dytë në fund të vjeshtës apo në fillim të dimrit do ketë efekte disa herë më të vogla negative sesa pati ketë radhë”, deklaroi ai në Rtv Ora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Covid rikthehet në vjeshtë me viruse të tjera”/ Kalo i bën apelin e fortë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo në një intervistë për Abc Neës është shprehur se rritja e numrit të rasteve të infektuar me koronavirus kërë të martë është si rezultat i hapjes graduale që ka ndodhur dhe papërgjegjshmërisë së qytetarëve.

Ndër të tjera Kalo ka theksuar se pandemia nuk është zhdukkur dhe se do të vijojë sërish të jetë prezente dhe vjeshta ndoshta është dhe mundësia e rikthimit të saj bashkë me një sërë virusesh të tjera.

“Unë jo vetëm përmes kronikave televizive por kam zbritur dhe vete dhe kam parë që ndërgjegjësimi është anashkaluar dhe kjo tregohet me rritjen e numrit të rasteve të reja dhe shfaqja e një vatre të re në kamëz. Shqiptarët duhet ti respektojnë masat, pasi cdo gjë është në dëm të shëndetit tonë.

Fatmirësisht kapacitetet spitalore nuk janë konsumuar pasi kemi kapacitetet e duhura dhe janë të përgatitura për flukse por e rëndësishme është të mos kemi shtim flukses, nuk duhet të testojmë sistemin shëndetësor, por duhet të testojmë veten tonë.

Nuk ka një bazë ndaj këtij virusi ne ende nuk kemi një imunitet të vazhdueshëm, ndaj popullatës së imunizuar dhe të paimunizuar dhe nuk është gati akoma vaksina.

LEXO EDHE:  Bastardët e politikës së inkriminuar detyrojnë popullin ta braktisë Republikën

LEXO EDHE:  Ramës i dështon propaganda/ Qytetarët e nxjerrin “zbuluar”

Pandemia nuk është zhdukur dhe do të vijojë dhe më tej, në vjeshte dalin dhe viruse të tjerë dhe ai i gripit dhe janë me dhjetra të tjerë që i shtohen. Covid- 19 do të jetë pjesë e tyre, nuk do të jetë vetëm shtim rastesh por këtij infeksioni do ti shtohen dhe infeksione të tjera dhe tabloja është e njëjtë dhe nuk do të dihet të bëhet dallimi. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrë që të mos i shtojnë vetes më shumë probleme”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE