LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kukësi beson ende te titulli, zbulohet plani i verilindorëve për t’u stërvitur

5 Maj 2020, 08:54, Sport CNA
Kukësi beson ende te titulli, zbulohet plani i verilindorëve për

Nëse stërvitjet do të rinisin, Kukësi do të ishte ekipi më i papërgatitur. Dhe kjo për një motiv të qartë, pasi 7 lojtarë i ka zyrtarisht jashtë territorit të Shqipërisë. Vasil Shkurtaj është kthyer nga Spanja dhe po karantinohet në Durrës, por në pritje për t?u riatdhesuar janë edhe Besar Musolli, Enis Gavazaj dhe vëllai i tij që tashmë është pjesë e Kukësit (Zenel Gavazaj), Ilir Avdyli, Valon Ethemi, Edis Maliqi dhe Vesel Limaj që ndodhet në Gjermani. Katër të parët gjenden në Kosovë, dy të tjerët në Maqedoninë e Veriut dhe i fundit në Gjermani.

KËRKESA ? Klubi është munduar që t?i marrë të gjithamasat, megjithatë ende nuk i ka dhënë zgjidhje. Gazeta ?Panorama Sport? mëson se drejtuesit kanë kontaktuar me ambasadat shqiptare në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut dhe Gjermani, por njëherësh edhe me Ministrinë e Jashtme në vendin tonë, duke i vënë në dijeni për këtë rast.

Një kërkesë e kanë dorëzuar edhe në Ministrisë e Brendshme, prej së cilës presin edhe autorizimin përkatës për riatdhesimin e tyre. Një tjetër kërkesë ka qenë për karantinimin. Janë gati që të ketë kontroll rigoroz për secilin, e megjithatë presin që lojtarët të izolohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë. Futbollistët duhet të mbajnë një regjim strikt ushqimor, gjë të cilën nuk mund ta kenë në hotel. Klubi ka parashtruar që të gjitha kërkesat dhe argumentet e duhura, por përgjigjja ende nuk ka ardhur.

PLANI ? Nëse stërvitja nis, për Kukësin nuk ka asnjë problem. Drejtuesit i kanë marrë të gjitha masat sa u përket protokolleve dhe stërvitjes. Ekipi do të akomodohet në një hotel në Elbasan dhe stërvitjen do të kryejë ose në një nga fushat e këtij qyteti, ose në Cërrik. Transportimi do të jetë i garantuar prej vetë klubi me mjete të posaçme, për të zbatuar edhe rregullat e vendosura nga qeveria. Drejtuesit janë gati që të sigurojnë shërbimet e një autoambulance dhe dy infermierëve, e cila do të jetë në dispozicion të ekipit për të matur vazhdimisht temperaturën e lojtarëve.

Pas dore nuk do të luhen edhe kushtet aspektin higjieno-sanitare, kaq shumë të rëndësishme në këtë kohë. Vetë drejtuesit do të punojnë me grupe të vogla dhe në distancë, sikundër udhëzohet nga protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë./Panorama Sport

Lajmet e fundit nga