LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni i Venecias i përgjigjet Kurtit/ Të respektohet vendimi i Kushtetueses

5 Maj 2020, 16:39, Kosova & Bota CNA
Komisioni i Venecias i përgjigjet Kurtit/ Të respektohet vendimi i

Komisioni i Venecias i është përgjigjur kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e presidentit.

Në njoftimin e qeverisë së Kosovës thuhet se Komisioni i Venecias thekson se Kurti duhet të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

?Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar. Ne e mirëpresim sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas trajtimit nëse shihet nevoja për sqarime shtesë dhe ndihmë për opinion nga Komisioni, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm?, thuhet në njoftim./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga