Connect with Us

“Kanë mbërritur të sëmurët e rinj”/ Tritan Kalo apel të fortë qytetarëve, mesazhi për politikën

Shëndeti

“Kanë mbërritur të sëmurët e rinj”/ Tritan Kalo apel të fortë qytetarëve, mesazhi për politikën

Publikuar

-

Kontributi gjatë pandemisë/ Tritan Kalo shpallet “Qytetar Nderi” në Kuçovë

Mjeku infeksionit, profesor Tritan Kalo ka qenë tepër aktiv me mesazhet e tij në rrjetet sociale drejtuar qytetarëve por edhe politikanëve të cilët herë pas here kanë ngritur akuza të ndryshme, akuza të cilat kanë ngjallur polemika.

Së fundmi, profesor Kalo ka ndarë me miqtë një tjetër mesazh.

Ai shkruan se koronavirusi nuk bën përzgjedhje, as politike, as mjekësore dhe se të gjithë janë njëlloj të pambrojtur përballë tij.

Kalo thotë se qytetarët duhet të vazhdojnë kujdesin ndaj virusit të ri dhe të mbajnë parasysh informacionet që japin specialistët e fushës.

Mjeku thekson se fillimi i hapjes së domosdoshme të vendit sjell përsëri në prag rrezikun e infektimit, kjo duke marrë parasysh se pas 36 orësh pa asnjë rast, me hapjen e vendit kanë trokitur rastet etë sëmurëve të rinj.

“Kujdesuni dhe vijoni të kujdeseni për veten tuaj….VIRUSI Sars-Cov2/Covid-19 fatkeqësisht nuk bën përzgjedhje “politikisht të motivuar” në prekjet e tij, por agresiviteti i shfaqjeve klinike të tija nuk ka parë dhe kurrë nuk do të shoh përkatësira të tilla….Jemi të gjithë të pambrotjur para tij, nëse nuk respektojmë jetët tona, nëse nuk përkujdesemi për to dhe jetët e atyre që gjallojnë pranë nesh, nëse nuk vijojmë të zbatojmë këshillat për distancimin fizik, higjenën përsonale, kolektive dhe atë të mjedisit, hidrimin dhe ushqimin e shëndetshëm….zotër  te jetëve jemi vetë ne….

LEXO EDHE:  Zbardhen prapaskenat për shtyrjen e Vettingut/ Në mars duhej të niste aksioni i arrestimeve

Bashkëqytetarët e mi, ju lutem të mos hiqni dorë asnjë herë nga informimi prej atyre, që ndokush i quan edhe “mesjetarët mjek” (S.G.), dhe të informoheni jo drejt dhe shpesh të mbështetur në mllefe politike, militantiste dhe shumë pak profesioniste nga gjithollogët e shumtë, të cilët vijojnë e gëlojnë në ekranet tona, në shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale….

Fillimi i hapjes së dmozdoshme të vendit e sjedh përsëri në prag rrezikun e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19…Në këtë sfidë nuk ka vetëm heronj, të sëmurë dhe të mbijetuar, por edhe viktima…Pas 36 orëve të asnjë rasti të shtruar nga Covid-19 në Covid-1, Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, kanë filluar sot edhe trokitjet e para të sëmurëve të rinj….vijoni të bëni kujdes…”-shkruan Kalo.

Më tej, ai ka edhe një mesazh të fortë për politikën, ndërsa shkruan se “Nëse ka debate shkencore mes kolegësh, këto debate janë vetëm e vetëm për të hedhur dritë mbi shumë paqartësira, që ende bart kjo “flamë mbarëbotërore”….Mos u përpiqni të na përçani ne mjekët me idiotësirat tuaja…Ne Mantelbardhët, kemi bërë të gjithë një BETIM dhe jemi të gjithë në bllok në përballjen me sfidën “Covid-19”….VIJONI dhe bëni kujdes!!!”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Covid-19/ Vijon rënia e kurbës, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

Covid-19/ Vijon rënia e kurbës, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2698  testime dhe kanë rezultuar pozitivë 207  qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 5 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
54 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 14 në Gjirokastër, 10 në Fier, 9 në Korçë, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 7 raste në Durrës, Elbasan, Gramsh, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Librazhd, nga 3 raste në Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Vau i Dejës, Dibër, Vorë, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 – 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Mesazhi i fortë i ISP/ Ndal sulmet ndaj drejtësisë dhe gjyqet politike

LEXO EDHE:  Qytetarët kryqëzojnë kryeministrin/ “The Economist” shpall rekordin më të zi të Edi Ramës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (14 Prill 2021)

Raste të reja ditore 207
Të shëruar në 24 orë 538
Të shtruar në spitale 194
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2698

Testime totale 597,150
Raste pozitive 128,959
Raste të shëruara 99,441
Raste Aktive 27,187
Humbje jete 2,331

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19514
Fier 2295
Durrës 1160
Gjirokastër 1114
Shkodër 931
Korçë 718
Vlorë 533
Dibër 340
Kukës 294
Elbasan 204
Lezhë 44
Berat 40

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pse vaksinat anti-Covid janë më pak efektive në pacientët që marrin imunosupresantë

Publikuar

-

Nga

Pse vaksinat anti-Covid janë më pak efektive në pacientët që marrin imunosupresantë

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Vaksinat janë përgjithësisht më pak efektive në pacientët që marrin imunosupresantë siç janë eshte rasti i pacientëve të transplantuar.

Efektiviteti i përgjigjes së vaksinës do të varet nga shkalla e imunosupresorit, dmth dosazhi i tij, për shembull në pacientët menjëherë pas transplantimit dozat jane me te larta, pasi vleresohet qe rrisku i flakjes se organit eshte afersisht 80% ne 2 vitet e para.

Gjithashtu, dihet se imunosupresoret pas një transplantimi të mushkërive dhe zemrës janë shpesh më të larta, sesa për një transplant të veshkave, kështu që përgjigjja e vaksinës është përgjithësisht më e dobët për këto dy organe .

Lista e imunosupresoreve;

NEORAL (Ciclosporine)

CELLCEPT (Mycophénolate Mofétil)

MYFORTIC (Acide Mycophénolique)

CERTICAN (Everolimus)

RAPAMUNE (Sirolimus)

CORTANCYL (Prednisone)

ADVAGRAF (Tacrolimus)

Megjithatë, ekziston një përvojë e madhe e vaksinimit tek pacientët nën imunosupresore, e cila është akoma efektive, dhe nëse marrim shembullin e gripit, rekomandohet vaksinimi me të.

Efektiviteti i tij do të jetë pak më i mirë, krahasimisht me pjesen tjeter te popullatës, por gjithsesi mund të çojë në parandalimin e sëmundjes ose në rast të infeksionit, në forma më pak të rënda, më pak virulente.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Zyra e Komisionerit thirrje partive politike: Kujdes me të dhënat personale

LEXO EDHE:  Foto-Qytetarët “i nxjerrin bojën” Ramës/ Dil e shiko realitetin, por kujdes se thyen qafën

Në rastin e virusit SARS-CoV-2, të dhënat janë ende shumë të kufizuara në pacientët e transplantuar, pritet një përgjigje prej 50-60%, ndoshta edhe më shumë, krahasuar me 90% në pacientët jo-imunosupresiv.

Testi më i lehtë për të matur përgjigjen e vaksinës është matja e antitrupave, e cila duhet të bëhet 2-3 javë pas dozës së dytë të vaksinës.

Matjet e antitrupave pasqyrojnë zhvillimin e imunitetit efektiv dhe të zgjatur. Mungesa e antitrupave nuk do të thotë domosdoshmërisht mungesë e përgjigjes së vaksinës, por mund të jetë më pak efektive nëse ekspozohet ndaj virusit.

Për momentin, nuk ka rekomandime perfundimtarr, siç është doza e 3-të, për pacientët që nuk kanë zhvilluar antitrupa pas 2 dozave, kjo kërkon studime të mëtejshme.

Për më tepër, edhe në rast të një përgjigje të vaksinës, padyshim që rekomandohet të vazhdohet me respektimin gjesteve pengesë, në mënyrë që të vazhdohet të merren të gjitha masat parandaluese dhe mbrojtëse për veten dhe për të tjerët.

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata nga Covid/ Pipero: Deri në fund të qershorit arrijmë imunitetin e tufës

Publikuar

-

Nga

Pipero xheloz për Najada Çomon?/ S’kam oferta nga asnjë forcë politike

Mjeku Pëllumb Pipero, ka folur rreth procesit të vaksinimit masiv në Shqipëri.

Pipero në një lidhje live në emisionin “Breaking”, thotë se vaksinimi po ecën me ritme të shpejta dhe mendon se deri në fund të qershorit mund të arrihet imunizimi i tufës.

“Nuk shoh asnjë arsye të ndalohet procesi, janë lidhur disa kontrata me kompanitë prodhuese. Edhe nëse ndalim hapat ne nuk na lë bota, duhet doemos të nxitojmë në procesin e vaksinimit dhe nëse vazhdojmë me këto ritme do të thotë që objektivi për të pasur 500 mijë të vaksinuar deri në fund të majit do të tejkalohet. Besoj se duke shtuar ritmet e vaksinimit dhe fundi qershorit do arrijmë imunitetin e tufës. Do të kemi arritur imunizimin e 75% të shqiptarëve për të mundësuar një sezon turistik të qetë dhe një fund viti optimist”, thotë ai.

Pipero ka folur për efektet anësore që një vaksinë mund të shfaqi dhe thotë se në vendin tonë deri më tani nuk ka pasur asnjë rast problematik. Përsa i përket mpiksjes së gjakut te disa persona të vaksinuar, doktori i referohet këtu studimeve të bëra së fundmi për AstraZeneca dhe Johnson&Johnson në vendin tonë nuk është raportuar ende asnjë rast.

LEXO EDHE:  Video-“Nuk kemi më mjete politike”/ Basha thërret qytetarët në protestë

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Zyra e Komisionerit thirrje partive politike: Kujdes me të dhënat personale

“Në vendin tonë është një tjetër komitet, ai i verifikimit të efekteve anësore. Nuk kam të dhënë zyrtare të këtij institucioni përsa i përket efekteve anësore. Efekte kryesore të vaksinave janë efektet momentale që verifikohen gjysmë ore pas vaksinës. Nuk njihet asnjë rast alergjik deri tani. Efektet e tjera më të larta janë 1 në 3 ditë, dhimbja në vendin e vaksinimit, temperatura që zgjat 2 ose 3 ditë. Këto janë efektet anësore. Efektet të tjera si mpiksja e gjakut, kryesisht i referohet AstraZenecas dhe Johnson & Johnson ne nuk kemi raste të raportuar ende. Vëmendja e të gjithë vaksinatorëve është shumë e madhe për të evidentuar çdo efekt anësor, sepse është një problem madhor dhe do kujdes madhor”, tha Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE