LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme nga Spanja/ Finalja e Kupës së Mbretit luhet me tifozë

5 Maj 2020, 08:13, Sport CNA
E bujshme nga Spanja/ Finalja e Kupës së Mbretit luhet me tifozë

Real Sociedadi dhe Atletiko e Bilbaos do të luajnë mes tyre një finale historike në Kupën e Mbretit duke parë që eliminuan Realin dhe Barcelonën.

Por një finale nuk ka kuptim pa prezencën e tifozëve në shkallët e stadiumit dhe të dyja klubet bashkë me federatën spanjolle arritën në një marrëveshje për ta zhvilluar atë në një datë tjetër, por me prezencën e tifozëve.

Përmes një deklarate, federata spanjolle njoftoi arritjen e akordit mes palëve që finalja do të zhvillohet në një datë përpara finales së sezonit të ardhshëm dhe me prezencën e tifozëve në shkallët e stadiumit. Duke qenë se kalendari brenda këtij sezoni do të jetë i ngjeshur, kjo ishte një lëvizje shumë e mirë për të gjithë.

Lajmet e fundit nga