LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy qytete dalin nga harta COVID/ Shërohen të gjithë të infektuarit

5 Maj 2020, 09:55, Lifestyle CNA
Dy qytete dalin nga harta COVID/ Shërohen të gjithë të

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për 17 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 820 numrin total të të infektuarve që prej 9 marsit në Shqipëri.

Gjatë javës së shkuar nga harta Covid dolën Korça, Vlora dhe Durrësi, por ky i fundit shënoi një rast të ri dje duke u rifutur në zonën e qyteteve të infektuara.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme mësohet se nga harta Covid kanë dalë Lushnja dhe Mati, qytete në të cilat janë shëruar të gjithë të infektuarit.
Aktualisht zona me problematike mbetet Tirana dhe Kruja./CNA.al

Lajmet e fundit nga