LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do të jetë dramë kombëtare”/ Nard Ndoka “parashikon” rotacion politik

5 Maj 2020, 17:35, Politikë CNA
“Do të jetë dramë kombëtare”/ Nard Ndoka

Kreu i PDK, Nard Ndoka, gjatë një interviste në Report tv, është shprehur me bindje se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë rotacion politik.

“Rotacioni politik është i pashmangshëm. Në zgjedhjet e kaluara Rama humbi, por vodhi zgjedhjet. Rëndësia e votës së lirë është mjaft e rëndësishme, kemi një mazhorancë që qeveris me vota të blera dhe rotacioni duhet të ndodh patjetër.

Do të jetë një dramë kombëtare nëse nuk ndodh, kjo qeveri është në kufi të pamundësisë për të qeverisur sot dhe jo më të jetë një shpresë për të ardhmen. Opozita duhet të ofrojë platformën e saj politike si të ndihmojë dhe mbështesë qytetarët. Kjo është dhe detyra e saj.

Në një kohë krize globale kryeministri gjen kohën për të shikuar mundësinë e legalizimit të kanabisit, agjendën e tij ai e ka në mbështetjen e kriminelëve dhe e kupton që e ka humbur mbështetjen qytetare”, tha Ndoka./CNA.al

Lajmet e fundit nga