LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Covid rikthehet në vjeshtë me viruse të tjera”/ Kalo i bën apelin e fortë qytetarëve

5 Maj 2020, 18:50, Lifestyle CNA
“Covid rikthehet në vjeshtë me viruse të tjera”/ Kalo

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo në një intervistë për Abc Neës është shprehur se rritja e numrit të rasteve të infektuar me koronavirus kërë të martë është si rezultat i hapjes graduale që ka ndodhur dhe papërgjegjshmërisë së qytetarëve.

Ndër të tjera Kalo ka theksuar se pandemia nuk është zhdukkur dhe se do të vijojë sërish të jetë prezente dhe vjeshta ndoshta është dhe mundësia e rikthimit të saj bashkë me një sërë virusesh të tjera.

?Unë jo vetëm përmes kronikave televizive por kam zbritur dhe vete dhe kam parë që ndërgjegjësimi është anashkaluar dhe kjo tregohet me rritjen e numrit të rasteve të reja dhe shfaqja e një vatre të re në kamëz. Shqiptarët duhet ti respektojnë masat, pasi cdo gjë është në dëm të shëndetit tonë.

Fatmirësisht kapacitetet spitalore nuk janë konsumuar pasi kemi kapacitetet e duhura dhe janë të përgatitura për flukse por e rëndësishme është të mos kemi shtim flukses, nuk duhet të testojmë sistemin shëndetësor, por duhet të testojmë veten tonë.

Nuk ka një bazë ndaj këtij virusi ne ende nuk kemi një imunitet të vazhdueshëm, ndaj popullatës së imunizuar dhe të paimunizuar dhe nuk është gati akoma vaksina.

Pandemia nuk është zhdukur dhe do të vijojë dhe më tej, në vjeshte dalin dhe viruse të tjerë dhe ai i gripit dhe janë me dhjetra të tjerë që i shtohen. Covid- 19 do të jetë pjesë e tyre, nuk do të jetë vetëm shtim rastesh por këtij infeksioni do ti shtohen dhe infeksione të tjera dhe tabloja është e njëjtë dhe nuk do të dihet të bëhet dallimi. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrë që të mos i shtojnë vetes më shumë probleme?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga