LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çimi si Luli, Majin e bën Prill/ Njofton intervistën e ardhshme me Ramën një muaj më parë

5 Maj 2020, 20:02, Aktualitet CNA
Çimi si Luli, Majin e bën Prill/ Njofton intervistën e ardhshme

Syri Televizion, startoi vetëm pak javë më parë, si një zë i Republikës se Re të Lulit dhe Metës në tregun mediatik shqiptar.

Por nga entuziazmi i fillimit, Çim Peka e ka nisur me ftesë ndaj Ramës.  Në një spot të realizuar, ku njofton prezencën e kryeministrit Rama këtë të enjte me 7 prill në studion e tij.

Në fakt në Çimi TV e tij miliona dollarëshe ka filluar në fund të muajit prill. Pra tv ishte ne testim kur Çimi ka bërë intervistën.

Fundja edhe Çimi, shoku i Lulit është që thotë se 7×7 = 42. 

Ramën live me Çimin e kemi pasur një muaj më parë, tani duhet që ta shofë vetëm Luli.

Por kemi dhe një hall tjetër me Çimin se ndoshta ai e di vërtet 7 prill pasnesër dhe ti themi se është 7 maj na shpall pro qeveritarë.

Çimi nuk e njeh karantinen dhe masat izoluese të Ramës, prandaj nuk e pranon që prilli ka kaluar./CNA.al

Lajmet e fundit nga