LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA/ Më i ulëti në një muaj

5 Maj 2020, 10:17, Kosova & Bota CNA
Bie numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA/ Më i ulëti

Gjatë 24 orëve të fundit, Shtetet e Bashkuara regjistruan 1,015 viktima nga koronavirusi, duke regjistruar numrin më të ulët gjatë një muaji.

Në total, SHBA-ja ka afro 69,000 viktima nga koronavirusi, ndërsa mbi 1.1 milion njerëz atje janë infektuar.

Gazeta New York Times ka cituar të hënën një dokument të brendshëm të Qeverisë amerikane, i cili parashah rritje të mprehtë të infektimeve me koronavirus nga 1 qershori.

Sipas këtij dokumenti, deri në 200,000 raste të reja mund të regjistrohen në ditë, ndërsa numri ditor i viktimave mund të arrijë në rreth 3,000. Megjithatë, shifrat nuk janë konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë./CNA.al

Lajmet e fundit nga