LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bëri testin e koronavirusit, del përgjigja për Milot Rashicën

5 Maj 2020, 12:54, Sport CNA

Bundesliga është duke përgatitur rifillimin e stërvitjeve në grup dhe së shpejti edhe kampionatin. Kështu, lojtarët iu janë nënshtruar testeve. Para pak ditëve jabë bërë tamponët e parë ku pozitivë rezultuan disa futbollistë nga klubi i Këln.

Ndërkohë, pasi janë marrë edhe tamponët e dytë dhe kanë mbërritur edhe përgjigjet e testimeve të dyta. Klubi i Verder Bremen ka publikuar në rrjetet sociale se përgjigjet e të gjithë futbollistëve janë negativë dhe nuk janë të prekur nga COVID-19.

Në këtë formë, në ekipin ku aktivizohet edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, është i gatshëm për vazhdimin e kampionatit, ndërsa kanë një objektiv të rëndësishëm si ai i mbijetesës në elitën e futbollit gjerman.

Lajmet e fundit nga