LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Audi" përplas fëmijën në Vlorë/ Largohet nga vendngjarja

5 Maj 2020, 19:31, Kronika CNA
"Audi" përplas fëmijën në Vlorë/ Largohet nga

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident në Vlorë.

Mësohet se një makinë tip “Audi” ka aksidentuar një fëmijë në rrugën e quajtur Bishti i Kalldrëmit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se shoferi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa fëmija është dërguar menjëherë në spital.

Fatmirësisht bëhet me dije se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë lëndime të lehta. Ndërkohë, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga