LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj vëllezërve Haxhia/ Avokati Vishaj: Ndoci nuk është autor, ishin miq

5 Maj 2020, 21:19, Kronika CNA
Atentati ndaj vëllezërve Haxhia/ Avokati Vishaj: Ndoci nuk

Ndonëse Gjykata e Durrësit dha masën ?arrest me burg? për Altin Ndocin, avokati i këtij të fundit Saimir Vishaj pretendon se klienti i tij nuk është autor i vrasjes së dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia.

Vishaj tha se Ndoci me viktimat njiheshin dhe me njërin prej tyre ishin takuar mëngjesin e atentatit, ndërsa pretendon se familjet kanë miqësi.

“Altin Ndoci nuk është autor i kësaj ngjarje. Mos u bazoni në deklaratat e policisë. Klienti im nuk është autor. Mbajeni këtë regjistrim dhe do e shikoni që nuk është autor. Janë dy familje që janë miq. Bashkëshortja e klientit flet me bashkëshorten e njërit prej viktimave”, deklaroi ai në emisionin “Opinion”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga