Connect with Us

Zelanda e re drejt fitores/ Dita e parë pa asnjë rast me COVID-19

Bota

Zelanda e re drejt fitores/ Dita e parë pa asnjë rast me COVID-19

Publikuar

-

Për herë të parë që nga fillimi i “lockdoën” në 25 mars, Zelanda e Re nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus.

Lajmin e bëjnë me dije autritetet shëndetësore të Vendit, sipas asaj që raporton The Guardian.
Kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardem, kishte njoftuar që një javë më parë ‘fitoren’ mbi Covid-19.

Në ditët e ardhshme qeveria do të mblidhet për të vendosur për lehtësimin e mëtejshëm të kufizimeve, që ka nisur tashmë që nga e hëna e kaluar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Shërohen 18 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije 11 raste të reja janë konfirmuar me Covid-19.

Ndërkohë bëhet e ditur se 18 persona janë shëruar nga koronavirusi dhe tani numri total i të shëruave është 381.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës së Jugut 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë) nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Leposaviq 3 raste (sipas vendbanimit: Leposaviq 2 raste, Leshak 1)./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hidhet nga kati i 5-të i konviktit një 26-vjeçar

Publikuar

-

Nga

Një 26-vjeçar është hedhur pasditen e sotme nga kati i pestë i njërit prej konvikteve të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17. I riu është dërguar në spital por ka ndërruar jetë gjatë rrugës .

Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të QKUK-së, Gëzim Mustafa, deklaron se 26-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete dhe me fraktura të rënda në bazën e kokës.

“Rreth orës 17:30 në Qendrën Emergjente është sjellë me urgjencë një pacient i ri i moshës 26-vjeçare, pa shenja jete. Faktikisht sipas asaj që ne kemi vlerësuar pacienti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e lëndimeve që ka pasur, të rënda vdekjeprurëse. Në pranim pacienti ka qenë pa shenja jete me gjakderdhje nga veshët, hunda dhe goja. Prej lëndimeve të dukshme që ne i kemi parë kanë qenë këto mirëpo, shkaktarin definitiv të vdekjes fjalën e ka ekspertiza mjeko-ligjore prej të cilëve ne edhe kemi kërkuar ekspertizën e tyre. Sipas të gjitha gjasave pacienti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe ka ardhur këtu pa shenja jete dhe vdekja e tij është konfirmuar rreth orës 17:45”, ka thënë Mustafa.

LEXO EDHE:  Si dhe nga duhet të fillojë zhbllokimi ekonomik në Shqipëri?

LEXO EDHE:  Turisti kinez zbret në Durrës/ Autoritetet italiane: Nuk përben rrezik

Ndërkohë, raportohet se 26-vjeçari ishte kthyer dje nga Gjermania dhe kishte kërkuar që të mos vendosej në karantinë te Qendra e Studentëve. Ai kishte deklaruar se vuante nga probleme shëndetësore, madje kishte prezantuar edhe dokumentacionet, por autoritetet e akomoduan aty./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

OKB thirrje qeverive të botës/ “Garantoni sigurinë dhe lirinë e gazetarëve”

Publikuar

-

Nga

Të dielën, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u bëri thirrje qeverive në gjithë botën që të garantojnë sigurinë e gazetarëve gjatë pandemisë COVID-19.

“Ndërsa pandemia përhapet, ajo ka shkaktuar një pandemi të dytë, atë të keqinformimit, nga këshillat e dëmshme shëndetësore tek teoritë e dëmshme të konspiracionit. Media ofron antidotën ndaj kësaj vale: lajme dhe analiza të verifikuara, shkencore, mbështetur në fakte”, tha zoti Guterres në një videomesazh të dielën.

“Por që kur filloi pandemia, shumë gazetarë po bëhen objekt i shtimit të kufizimeve dhe ndëshkimeve, për arsyen e vetme se po bëjnë punën e tyre”, tha ai.

LEXO EDHE:  “Covid-19 prek institucionet në Shkodër”/ Spahia: Është një situatë alarmante

LEXO EDHE:  Si dhe nga duhet të fillojë zhbllokimi ekonomik në Shqipëri?

Kombet e Bashkuara e pranojnë se është e nevojshme që të kufizohet udhëtimi për të luftuar virusin, por tha se masat shtrënguese “nuk duhet të keqpërdoren” që të pegojnë gazetarët të bëjnë punën e tyre.

Të paktën 55 punonjës të medias në 23 vende kanë vdekur që nga 1 marsi, për shkak të pandemisë, sipas Fushatës për Mbrojtjen e Shtpypit në Gjenevë.

Zëri i Amerikës po ndjek censurën dhe shkeljan e lirive të shtypit të lidhura me COVID-19.

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit shënohet nën kujdesin e UNESCO-s. Motoja e këtij viti është “Gazetari pa Frikë dhe pa Favore”./ VOA

LEXO TE PLOTE