Connect with Us

Video-Apelon për mbajtjen e maskës mbrojtëse, por ministri nuk di ta vendosë për vete

Sociale

Video-Apelon për mbajtjen e maskës mbrojtëse, por ministri nuk di ta vendosë për vete

Publikuar

-

Në një kphë kur gjithë bota po lufton me koronavirusin, vendosja e maskës është një nga cështjet që vijon të diskutohet dhe ka mjaft interes nga qytetarët.

Në një kohë që informojnë dhe apelojnë për vendosjen e maskës mbrojtëse, ka edhe situata të pakëndshme që shoqërohet me mosdijen e vendosjes së maskës.

Një rast i tillë i ka ndodhur dhe zëvendëskryeministrit belg dhe njëherësh ministrit të Drejtësisë, Koen Geens, i cili pasi foli për masat e marra ndaj koronavirusit, ka hasur vështirësi në vendosjen e maskës.

LEXO EDHE:  “Ministri kishte të dashur shoferin e tij”! Biznesmeni i njohur rrëfen për të famshmit gay në Shqipëri

Koen Geens e vendosi maskën në kokë dhe më pas në sy, ndërsa s’po mundej ta vendoste dot e hoqi fare pa e vendosur atë për të mbuluar gojën dhe hundën.
Video ka shkaktuar humor dhe ka bërë xhiron në internet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Në avion apo parukeri?/ A do të ketë më qejf njeri të fluturojë pas Coronës?

Publikuar

-

Nga

Pandemia e Coronës i ka vënë shoqëritë e transportit ajror jo vetëm para vështirësish ekonomike tani në kohën e kufizimeve të lëvizjes, por edhe para sfidash për mënyrën e organizimit të fluturimeve pasi ato të lejohen përsëri.

Deri tani nuk ka prova për ndonjë infeksion të marrë në avione. Kompanitë e prodhimit të avionëve tërheqin vëmendjen se avionët janë të pajisur me filtra tepër të fuqishëm, se ajri në avion është të paktën po aq i pastër sa në një sallë operacioni dhe se ajri qarkullon nga lart poshtë, gjë që e zvogëlon edhe më tej rrezikun. Megjithatë shumë linja ajrore si Lufthansa apo Eurowings aktualisht po mendojnë të bllokojnë sediljet e mesit. Edhe kompania easyJet thotë se të paktën për periudhën fillestare pas rifillimit të fluturimeve mes udhëtarëve do të ketë sedilje bosh. Kurse shefi i shoqërisë ajrore Ryanair tha se lënia bosh e sediljeve mes dy pasagjerëve nuk sjell asnjë dobi dhe se nëse Irlanda do të vendosë rregulla të tilla për shoqëritë ajrore, atëhere kompania e tij nuk do të fluturojë.

Procedura krejtësisht të reja

Një gjë duket se është e qartë: fluturimet me avion nuk do të rikthehen kaq shpejt në formën që ishin para Coronës, madje ndoshta kurrë. Shashank Nigam, drejtor i firmës për këshillimin e shoqërive ajrore, thotë se “ndryshimet do të jenë të paktën po aq radikale sa pas 11 shtatorit 2001, nëse jo më masive, dhe ato do të jenë të përhershme, sepse kontrolleve të përforcuara të sigurisë do tu shtohet elementi i dezinfektimit.”
Firma Simpliflying ka përgatitur një studim me rekomandime për standardet e reja që priten të vendosen prej aeroporteve dhe shoqërive ajrore në bashkëpunim me OBSH-në. Sipas këtij studimi udhëtarët do të duhet të jenë në aeroport të paktën katër orë para fluturimit. Ndër propozimet e paraqitura përfshihet që bashkë me të dhënat e pasaportës dhe të biletës për të bërë check-in përmes internetit, pasagjerët duhet të paraqesin edhe të dhënat e një lloj pasaporte imuniteti, ku konfirmohet prania e antitrupave kundër COVID-19. Po ashtu para se pasagjerët të shkojnë në sportel për dorëzimin e valixheve dhe për të marrë biletën ata duhet të kalojnë përmes një tuneli dezinfektimi dhe një skaneri që mat temperaturën e trupit.

Ndër rregullat e tjera është mbajtja me detyrim e maskës që në momentin kur pasagjerët hyjnë në bordin e avionit dhe gjatë gjithë fluturimit. Lufthansa dhe shoqëritë e tjera ajrore që i përkasin grupit të Lufthansës dhe që nisin fluturimet duke filluar nga ata 4 maj, e kanë vendosur si kusht që pasagjerët të mbajnë maskë. Kanadaja ka e vendosur tashmë një rregull të tillë, dhe në SHBA këtë e kërkon prej pasagjerëve shoqëria JetBlue.

A do të ketë më qejf njeri të fluturojë?

Me rifillimin e fluturimeve nuk do të jetë më kaq e lehtë për të shkuar tek dalja përkatëse dhe për të hipur në avion. Krahas kontrollit të sigurisë do të ketë kontrolle të mëtejshme shëndetësore. Po ashtu në të ardhmen të gjitha bagazhet, si ato që dorëzohen edhe bagazhet e dorës, do të dezinfektohen përmes një procesi me rreze ultraviolet. Po ashtu edhe hyrja në avion do të bëhet në grupe të vogla duke respektuar distancën e sigurisë. Dhe ndoshta pasagjerët mund t’i nënshtrohen edhe një dezinfektimi të dytë para se të kapërcejnë pragun e hyrjes në avion.
Në bord pasagjerët i presin surpriza të reja: stjuardesat do të jenë të veshura me veshje mbrojtëse dhe sikurse pasagjerët edhe ato to të mbajnë maska dhe doreza. Avionë do të dezinfektohen para çdo nisjeje dhe çdo gjysmë ore stjuardesat do t’u shpërndajnë pasagjerëve dezinfektues për duart. Edhe pasagjerëve që fluturojnë first class ose biznes do t’u shërbehen vetëm ushqime të paketuara. Dhe në bordin e avionëve do të ketë edhe personel special për pastrimin e tualeteve dhe të kuzhinës gjatë gjithë fluturimit.

LEXO EDHE:  Vodhi dhe falsifikoi votat në PD/ Si kërkon Lulzim Basha të bëhet kryeministër?

LEXO EDHE:  Video-Ekskluzive/Skandali-Si u manipuluan votat në Korçë për Lulzim Bashën

Modele të reja sediljesh

Masat e lartpërmendura priten të shoqërohen edhe me ndryshime në kabinën e avionit. Kompania italiane Aviointeriors ka ofruar për epokën pas Coronës dy modele Glassafe dhe Janus.

Modeli Glassafe përbëhet nga sedilje që të kujtojnë tharëset e flokëve në parukeri, ose kabinat e dikurshme të telefonit. Kurse në modelin Janus, emri i të cili është huazuar nga perëndia romake me dy fytyra, sedilja e mesit është e kthyer në drejtimin e kundërt dhe mes sediljeve janë vendosur pllaka pleksiglasi.

Deri tani asnjë kompani ajrore nuk ka porositur ende sedilje të tilla. Shoqëria aziatike Haeco ka një ide tjetër më pragmatike. Për shkak se numri i udhëtarëve nuk pritet të jetë i lartë, Haeco propozon që radhët e sediljeve për pasagjerë të alternohen me radhë kutish për transport mallrash. Ky model krijon jo vetëm më shumë distancë, por u siguron shoqërive ajrore edhe një shfrytëzim më të mirë të kapaciteteve të transportit tani kur kërkesat dhe nevoja për transport mallrash janë më të mëdha se sa për pasagjerë.

Me gjithë këto rregulla dhe dokumente shumë vetë nuk do të kenë më dëshirë të fluturojnë me avion, ose do ti përdorin avionët vetëm për punë ose nga halli. Ingo Wuggetzer, manaxher në kompaninë Airbus na jep të paktën një shpresë e vogël.”Në varësi të kohës kur do të vihet në dispozicion dhe sasisë së vaksinave, disa nga rregullat dhe masat do të ndërpriten, por disa syresh do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.” thotë ai./DW

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kriza e Koronavirusit kthen gratë në kohët e vjetra

Publikuar

-

Nga

Lufta kundër pandemisë nënkupton kufizime dhe kërkon sakrifica nga shumë njerëz. Por ka një dallim në këtë pikë. Pasojat e pandemisë prekin gratë shumë më tepër se burrat, thotë Charlotte Potts.
Dëgjojmë këto ditë, se në krizën e Coronës të gjithë jemi të prekur njësoj. Virusi nuk di të diskrimonojë. Nuk është e vërtetë. Sigurisht që të gjithë kanë vështirësitë e tyre. Por karantina, kur ke një kopsht të madh dhe pishinë kalohet më mire, se sa në një apartament 60 metra katrorë. Grupet e rrezikuara duhet të mbrohen më shumë se ata pa sëmundje. Dhe gratë në këtë pandemi janë në disavantazh krahasuar me burrat.

Në një kohë që për një burrë nuk ndryshojnë shumë gjëra, për femrën pandemia do të thotë një kthesë të fortë të jetës. Ai, burri « hap » zyrën e shtëpisë mëngjeseve e ulet për të bërë punën e vet. Nganjëherë del në drekë, sepse ka sigurisht diçka për të ngrënë. Ndryshe AI punon si edhe më parë me kohë të plotë në « homeoffice ». Kështu e pret edhe punëdhënësi, shpesh ai fiton më shumë para, se AJO. Kështu automatikisht puna e tij është më e rëndësishme, ky është konkluzioni i përbashkët.

Rruga tek avokati për divorc

Ajo përkundër në këtë kohë luan me fëmijët e vegjël, u jep mësim fëmijëve në shkollë, pastron thërrimet e bukës në kuzhinë (pas disa javësh në shtëpi, ato gjenden në çdo të çarë), gatuan drekën, kur fëmijët flenë në drekë mban radhën në supermarket dhe në këtë kohë u jep përgjigje të gjitha E-maileve të punës. Pjesa tjetër e punës kryhet, kur fëmijët flenë. E në mbrëmje në fund vret mendjen, se pasi të kalojë pandemia rruga e parë që do të bëjë do të jetë ajo tek avokati për divorc.

Kështu duket “Homeoffice” e grave. Menaxhere, studiuese, dizajnere, gazetare e të tjera e të tjera përjetojnë këto ditë një kthim në vitet 50-të, me një ndryshim me gjyshet e tyre, se u duhet edhe të punojnë me orar të plotë. Këtë e dëgjoj këto ditë shpesh nga shumë mikesha të miat në Europë dhe SHBA.

Nuk më ikën ndjesia, se gratë me fëmijë në këtë krizë i kanë punët më keq, se burrat. Strukturat e krijuara me mundim, të ngritura nga vetë gratë, për një jetë në barazi, ku edhe ajo mund të punojë me orar të plotë -kopshte, shkolla, babysitter, gjyshër, pastruese – janë shkatërruar. Kështu gruaja pa dashur përmbush klishetë e vjetra mbi rolet e gruas. Përqëndrim tek puna edukuese dhe punët e shtëpisë, duke mbajtur peshën kryesore në një kohë që burri vazhdon si edhe më parë jetën.

Gratë goditen më keq nga kriza

LEXO EDHE:  Video-Ekskluzive/Skandali-Si u manipuluan votat në Korçë për Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Vodhi dhe falsifikoi votat në PD/ Si kërkon Lulzim Basha të bëhet kryeministër?

Kjo nuk do të thotë, që nuk ka burra, që japin kontributin e tyre. Por nga ana strukturore që para krizës nuk është se ishin zgjidhur të gjitha çështjet e barazisë gjinore. E pandemia vetëm se e nxjerr këtë më shumë në pah.
Fakt është: Krizat i godasin gratë nga ana ekonomike e sociale gjithnjë më rëndë se burrat. E gratë në vendet e varfra akoma më shumë se ato në vendet perëndimore. Kështu ndodhi edhe pas epidemisë së Ebolës në Afrikën Perëndimore, edhe pas krizës globale financiare. Edhe këtë herë prognozat studimore të thonë, se më të prekur do të jenë femrat me rroga më të vogla, e të reja. Kombet e Bashkuara presin 15 milionë raste të dhunës familjare këtë vit. Për shkak se femrat shpesh punojnë në punë të rëndësishme për funksionimin e sistemit -infermiere, kujdestare pleqsh, shitëse -ato janë më të ekspozuara ndaj virusit se burrat.

Pa gratë nuk funksionon jeta

Kriza e bën edhe më të qartë: Pa gratë shumë gjëra të rëndësishme të jetës nuk funksionojnë. Dhe këtë gruaja duhet ta zbulojë si shans, që të bëjë të qartë, se çfarë arrin të bëjë ajo në kohën e krizës: Një herë e mirë ajo duhet të bëjë të qartë, se gjërat pa të nuk funksionojnë. Që ajo duhet të paguhet si duhet për punën e saj. Që në shtëpi për fëmijën duhet të kujdeset si babai edhe nëna. E sidomos që ajo të vlerësohet për këtë punë që bën. Të shpresojmë që këtë herë AI dhe politika ta dëgjojnë.

Kush nuk beson, që gratë në këto ditë transformohen në heroina, duhet të shkojë njëherë në azile pleqsh, spitale dhe supermarkete. Apo në vendet që qeverisen nga gratë. Në këto vende lufta kundër pandemisë së Coronës zhvillohet më mirë, se në vendet ku në krye është një burrë. A është kjo thjesht rastësi?/DW

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sot fillon lehtësimi i masave/ 18 bashki futen tek zonat e gjelbërta

Publikuar

-

Nga

Kjo e hënë shënon fazën e radhës të lehtësimeve të masava të marra nga qeveria kundër përhapjes së COVID-19.

Nga sot,18 bashki çlirohen nga karantina duke u dhënë mundësinë qytetarëve të qarkullojnë pa problem deri në orën 17:30.
Ndër to janë Bashkitë Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë dhe Selenicë.

Në këto bashki pensionistët lejohet të dalin 06:00- 08:30 teksa qytetarët e tjerë 09:30- 17:30 pa leje. Po ashtu taksitë e të gjitha qyteteve qofshin zonë e gjelbërt apo e kuqe lejohet të dalin nga qytetet e tyre dhe të udhëtojnë kudo në Shqipëri me masa higjieno- sanitare të protokolleve të sigurisë si dhe me kushtin që në automjet të marrin deri në 2 pasagjerë, të një familjeje.

LEXO EDHE:  Video-Ekskluzive/Skandali-Si u manipuluan votat në Korçë për Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Merret në mbrojtje 20-vjeçarja që filmoi Shukri Xhelilin

Faza tjetër e lehtësimit të masave pritet të jetë e hëna tjetër 11 maji kur do të happen parukeritë, berberët dhe dentistët./CNA.al

LEXO TE PLOTE