LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthimi i studentëve në auditore/ Kreu i FRPD ia numëron qeverisë: S'ka plan për mbrojtjen e shëndetit

4 Maj 2020, 16:37, Politikë CNA
Rikthimi i studentëve në auditore/ Kreu i FRPD ia numëron

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, ka ngritur zërin lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për rikthimin e studentëve në auditore.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi ngre 8 çështje që qeveria nuk i ka dhënë zgjidhje, ndërsa deklaron se qeveria nuk ka asnjë plan konkret për mbrojtjen e shëndetit të studentëve dhe pedagogëve.

“Ndonëse është lajmëruar se në qershor do të kthehen një pjesë e studentëve në auditore, ende nuk ka asnjë plan konkret se si do të mbrohet shëndeti i studentëve dhe pedagogëve! Ministria e Arsimit s?ka ende asnjë plan për këtë çështje, ndërkohë që e gjithë Europa po ndërmerr hapa të vegjël, duke patur prioritet kryesor shëndetin e qytetarëve.

Sot ende nuk e dimë se: Cilat janë masat konkrete të marra? Si do të jetë shpërndarja e studentëve në auditore? A ka ambjente apo hapësira të mjaftueshme? A ka numër të mjaftueshëm pedagogësh për të dhënë mësim në disa auditore të së njëjtës lëndë njëherësh? Si do të bëhet dizinfektimi i ambjenteve? Si do të veprohet me fletët e provimeve? Një numër i madh studentësh vijnë nga rrethet dhe ende nuk dihet: Si do të bëhet akomodimi i tyre nëpër konvikte për të ruajtur distancimin social? Sa studentë do të qëndrojnë në një dhomë?”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Më tej demokrati ngre akuzat se: “Në vend që tu japë zgjidhje këtyre çështjeve të rëndësishme për shëndetin e studentëve, Ministria e Arsimit e ka mendjen të kapë dhe universitetet me zgjedhje farsë, në kundërshtim me ligjin dhe frymën e Kushtetutës dhe në një kohë kur sfida kryesore në vend është jeta dhe shëndeti i qytetarëve! Sot shumë vende kanë shtyrë zgjedhjet politike, siç është dhe rasti konkret i Maqedonisë së Veriut, ndërsa Ministria e Arsimit tonë kërkon të bëjë zgjedhje në universitet, pa studentë e pa pedagogë! Këtë absurd e standard vetëm Rilindja mund ta arrijë!”.

Lajmet e fundit nga