LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Riatdhesohen 128 shqiptarë nga Frankfurti/ Futen 2 javë në karantinë

4 Maj 2020, 18:02, Sociale CNA
Riatdhesohen 128 shqiptarë nga Frankfurti/ Futen 2 javë në

Pasditen e sotme ka mbërritur në Rinas avioni i ?Air Albania? me 128 shtetas shqiptarë nga Frankfurti.

Ata kanë qenë të mbyllur në Gjermani për shkak të masave të marra prej përhapjes së koronavirusit dhe më në fund janë rikthyer në atdhe.

Për herë të parë për ta do të aplikohen rregullat e reja të vendosura nga qeveria për karantinim, ku personat te cilët kanë vendbanim tek zonat e gjelbra do të karantinohen në hotelet e certifikuara ndërsa ato me vendbanim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në shtëpi.

Prej më shumë se një muaj mijëra shqiptarë janë riatdhesuar pasi kishin mbetur jashtë Shqipërisë nga mbyllja e kufijeve që pas shpërthimit të pandemisë./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga