LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Prit gomar të mbijë bar”/ Tregtarët e Zdrales protesta para bashkisë Shkodër

4 Maj 2020, 08:30, Sociale CNA
"Prit gomar të mbijë bar”/ Tregtarët e Zdrales

Tregtarët e fruta-perimeve në Zdrale kanë dalë sërish në protestë para bashkisë së Shkodrës.

Ata kërkojnë një vend për të shitur produktet e tyre, pasi shprehen se janë në vështirësi financiare.

“Periudha është e vështirë prap. 7 ditë kanë shkuar, të shkojnë edhe 10 nuk dihet kur përfundon kjo punë. Si i thonë asaj fjalë “prit gomar të mbijë bar”. Unë nuk jam dakord të presim më gjatë. Unë filloj që nesër. Të na caktojnë një copë vend ku të shesim dhe ne paguajmë kundrejt një page. Tregu kushedi kur bëhet”, shpehet një prej tregtarëve.

Kujtojme se ky treg u mbyll pas një vendimi të komisionit për situatën në Shkodrër, pasi nuk u respektuan rregullat higjeno-sanitare të përcaktuara nga OBSH gjatë situatës pandemisë globale./CNA.al

Lajmet e fundit nga