LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pikë e zezë”/ Rama acarohet me bizneset: Gjobë për ata u mohojnë punonjësve pagën e luftës

4 Maj 2020, 09:36, Sociale CNA
“Pikë e zezë”/ Rama acarohet me bizneset: Gjobë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ankesat e qytetarëve lidhur me pagën e luftës.

Sipas Ramës, qytetarët ankohen se punëdhënësi i tyre (disa subjekte në kategorinë biznes i madh), nuk aplikon për ta dhe kësisoj ata nuk po e marrin dot ende Pagesën 40 mijë Lek!
?Bëhet fjalë për punonjës të larguar nga puna deri në datën 10 prill, të cilëve një numër jo i madh po as i vogël punëdhënësish u kanë kthyer kurrizin!
Kjo është e patolerueshme!?, shkruan Rama.

Ai bën me dije se sot ?do të miratohet një gjobë për bizneset e mëdha, që tradhëtojnë me këtë papërgjegjshmëri të plotë sociale punonjësit e tyre, duke mos marrë mundimin të bëjnë aplikimin në emër të kompanisë për ta!?

?Kush nuk do ta marrë mundimin të aplikojë tek tatimet, që punonjësit të marrin pagesën 40 mijë lek, do të gjobitet për çdo punonjës që ka braktisur në këtë mënyrë të patolerueshme! Pikë e zezë! T’u mohosh punonjësve të tu një pagesë që s’ua jep ti po shteti!!! Le të provojnë të mos e bëjnë urgjent dhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegjshmëri sociale! Ndërkohë vazhdon shpërndarja e ndihmës financiare dhe këtë javë nis lëvrimi i këstit të dytë të pagës së luftës, si edhe ndihmës ekonomike dyfish?
Po vijojmë të asistojmë rreth 3 mijë individë që nuk kanë aplikuar për Pagën e Luftës, si edhe një numër individësh të tjerë, të cilëve u është miratuar, por ende jo lëvruar paga për shkak të pasaktësisë në aplikime, ku nuk kanë njoftuar kodet e duhura bankare?, shkruan Rama.

Më tej ai thekson se asnjë s’do mbetet pa marrë atë që i takon me ligj e me zakon!/CNA.al

Lajmet e fundit nga