Connect with Us

Pesë persona në bord/ Rrëzohet helikopteri në Maqedoninë e Veriut

Kosova & Rajoni

Pesë persona në bord/ Rrëzohet helikopteri në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Mesditën e sotme një helikopter i Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut është rrëzuar.

Raportohet se brenda në helikopter ndodheshin 5 persona ndërsa vetëm një prej tyre ka mbetur i lënduar.
Era e fuqishme dyshohet të jetë bërë shkak për rrëzimin e helikopterit “M 17” gjatë ngritjes.

Rasti është konfirmuar edhe nga zv/ministrja për Punë të Brendshme Sllavjanka Petrovska e cila siguroi se nuk ka të lënduar rëndë.
Pritet që gjatë ditës Ministria e Punëve të Brendshme të dale me informacione më të detajuara në lidhje me këtë rast./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kosova & Rajoni

Lajçak vizitë në Prishtinë/ Përpjekje për rifillimin e bisedimeve Kosovë–Serbi

Publikuar

-

Nga

Lajçak vizitë në Prishtinë/ Përpjekje për rifillimin e bisedimeve Kosovë–Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, fillon të hënën vizitën treditëshe në Prishtinë prej nga më pas do të shkojë në Beograd, në një përpjekje për rifillimin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës.

Bisedimet pushuan në vjeshtën e vitit të kaluar për shkak të zgjedhjeve në Kosovë, që u mbajtën më 14 shkurt. Zyrtarët e Bashkimit Evropian që presin rifillimin e tyre pas themelimit të institucioneve të reja të Kosovës janë shprehur të shqetësuar më deklarimet e kryetarit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet të udhëheq qeverinë e re. Zoti Kurti ka thënë se bisedimet nuk do të jenë përparësi e punës së tij.

Analistët në Prishtinë thonë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të mësojë nga ngecjet e qeverive të kaluara në procesin e bisedimeve dhe duhet të çojë përpara tema që janë në interes të vendit.

“Kjo qeveri i ka numrat, e ka legjitimitetin, e ka forcën politike që ndoshta qeveritë tjera nuk e kanë pasur dhe kjo është një plus që të shtyjë përpara më fuqishëm në këtë proces gjithmonë duke pasur interesat e shtetit dhe disa tema të cilat nuk negociohen”,thotë Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

“Duke e ditur që kemi një qeveri të re që nuk ka presion siç ishte në administratën e kaluar amerikane me zotin ambasadorin (Richard) Grenell duhet të kemi një qartësim të procesit dhe një pozicionim të qartë të Kosovës. Kjo nuk do të thotë ta ndalim dialogun por ne duhet ta shohim atë si një proces afatgjatë dhe të planifikojmë si të tillë, jo duke u planifikuar hap pas hapi dhe duke dalur diçka ad-hok dhe vepruar në atë drejtim”, thotë Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Analistët thonë se qeveria e ardhshme duhet të ketë një platformë për mënyrën e zhvillimit të bisedimeve të ardhshme me Serbinë dhe nuk presin që ato të vazhdojnë njëlloj sikurse nga qeveria pararendëse.

LEXO EDHE:  Shënohet viktima e dytë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Ndërron jetë 63-vjeçari

LEXO EDHE:  Nisin seancat për miratimin e emrit/ Qeveria dhe opozita maqedonase larg konsensusit

“Nuk mund të presim që ajo të vazhdojë aty ku ka mbetur me diskutimin ku tema e fundit ka qenë e drejta pronësore që është diskutuar dhe nuk mund të presim që qeveria Kurti menjëherë tani të futet brenda këtij procesi dhe ta diskutoj atë. Është mëse e pritshme që kjo qeveri do të duhej ta riformatoj atë, t’ia jap atë dorën e vet dhe ta bëj këtë normalisht në diskutim me zotin Lajçak”, thotë Jeta Krasniqi.

“Një qasje e bashkëdyzuar BE dhe SHBA dhe një qasje e strukturuar e Kosovës karshi këtyre dy superfuqive do të krijonte një incetivë të re në raport me Kosovën por edhe Kosova duhet të krijojë asi pozicioni që të qetë tema përpara dhe ndoshta të kërkojë edhe një afat për një temë të caktuar për një marrëveshje që nuk është zbatuar nga pala serbe dhe të mos jemi ne gjithmonë në defansivë ku vihemi në kritikë për mos zbatim të marrëveshjeve të caktuara”, thotë Arbër Fetahu.

Shtetet e Bashkuara që janë mbështetëset kryesore të pavarësisë së Kosovës, në disa raste ditëve të fundit theksuan se mbështesin bisedimet Kosovë-Serbi të mundësuara nga Bashkimi Evropian, dhe presin “një marrëveshje gjithëpërfshirëse normalizimi që do të çonte në një njohje të ndërsjellë”./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Sa i përhapur është varianti britanik i Covid-19 në Evropë?

Rriten shifrat e infektimeve dhe viktimave si pasojë e COVID-19 në Kosovë .

Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 467 persona dhe kanë humbur jetën 9 persona. Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është rritur, pasi dje u regjistruan 453 raste pozitive. Ndërsa për sa i përket viktimave numri është dyfishuar, pasi dje humbën jetën si pasojë e COVID, 4 persona.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të dalin fitues nga beteja me koronavirusin është 214, gjatë 24 orët e fundit. Numri total i infektimeve ka shkuar 69.697, ndërkohë që ai i viktimave është 1.608 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Nis numërimi i votave me kusht në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Nis numërimi i votave me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Sipas KQZ-së janë rreth 31.500 vota me kusht dhe rreth 2.800 vota të personave me nevoja të veçanta që do të numërohen në QNR.

“Menjëherë pas tyre, do të fillojmë edhe me numërimin e fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt”, njoftoi KQZ-ja.

KQZ-ja më 27 shkurt njoftoi se ka miratuar rreth 53.600 zarfe me fletëvotime që kanë ardhur me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ndërkaq janë refuzuar rreth 20.400 zarfe me fletëvotime të ardhura nga jashtë.

LEXO EDHE:  Shkoi për të vjedhur dhe u rrëzua nga ndërtesa/ Ndërron jetë shqiptari në Itali

LEXO EDHE:  Shënohet viktima e dytë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Ndërron jetë 63-vjeçari

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kanë pasur mbi 1.7 milion qytetarë të Kosovës.

Sipas të dhënave preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 17.41 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.43 për qind të votave./rel

LEXO TE PLOTE