Connect with Us

“Koha është për të dale!”/ Manjani: Ç’qe për tu bërë u bë, vendi të lirohet një orë e më parë!

Sociale

“Koha është për të dale!”/ Manjani: Ç’qe për tu bërë u bë, vendi të lirohet një orë e më parë!

Publikuar

-

Ish- ministri i drejtësisë, Yll i Manjani e sheh të nevojshme hapjen e plotë të lëvizjes së qytetarëve dhe të ekonomisë.

Manjani thotë se virusi bëri çfarë kishte për të bërë nga janari në maj por tani njerëzit duhet të lëvizin, pa orar, të punojnë dhe të kryejnë normalisht jetën me kujdes sanitar.

Më tej Manjani shprehet se u provua që mjekësia nuk i bënte dot gjë virusit prandaj që duhet pritur vaksina por kjo nuk do të thotë se duhet të vdesim në distancë.

“Koha është për të dalë…
===========
Me thënë të drejtën nuk i kuptoj dot më as reagimet opozitare.
Ata sugjerojnë,çuditërisht, të mbyllen fasonët dhe të rrinë njerëzit ende mbyllur megjithse ka kaluar 2 muaj mbyllje..!?
Më falni po, asnjëra e as tjetra nuk janë më zgjidhje.
Të mbyllim fasonët dmth të mbyllim ekonominë. Call centers na lanë shëndenë me kohë…
Detin, shërbimet e transportin i mban mbyllur ende qeveria, do të thotë të mbyllim turizmin dhe shërbimet private. Pjesë tjetër me rëndësi ekonomike.
Kufinjtë na i ka mbyllur Europa.
Ndaj të rrimë në shpi e të hamë veten me dhëmbë, nuk është zgjidhje!
Shumë ndjesë, por vendi duhet të lirohet një orë e më parë. Nuk vjen asgjë duke ndenjur në shtëpi!
Asgjë, po asgjë fare!
Vetëm fukarallëk e maskarallëk vjen.
Ndaj vendi duhet të hapet pa limit orar. Dakort me kujdesin sanitar, por njerëzit duhet të lëvizin.
Uji që s’lëviz nuk pihet, por qelbet!
Ç’qe për tu bërë u bë. Që nga janari e deri sot në Maj virusi bëri qejf si desh. Mjeksia nuk i bëri dot gjë. Kush e kaloi, tja dijë për nder sistemit të vet imunitar. Të tjerët u paçin lënë uratën të dashurve të tyre.
As tubat e spitalit(prej të cilave nuk shpëtoi askush) e as masat shpikëse me orar lëvizje, nuk bënë fajde. Ndëshkuan njerëzit, por nuk ndaluan dot virusin. Natyrisht ndihmuan spitalet që të mos mbingarkoheshin, a thua se ky ishte halli të ruajmë spitalet.
Këto të fundit janë shpikur për të ruajtur njerëzit, por nejse iku tani kjo punë. Mirë thonë “mos u bëfsh për to”!
Statistikisht, sido që ti lexosh shifrat nuk ka më kuptim ndenja mbyllur. As lëvizja me leje e as me orar.
Ja kaq e lexueshme është kjo e vërtetë!
Ndaj një orë e më parë duhet hapur jeta, pa orar!
Qeveria të dalë në zyrë e të fillojë llogaridhënien. Se me qeverisjen i kish larë duart shumë para virusit.
Gjykatat të fillojnë gjyqet, në mos për drejtësi të paktën për të tregusr se diku mund të trokitet në këto kohë, ku shteti të bie në qafë kot fare.
Opozita duhet të dalë në opozitë, për të cilën më shumë se kurrë vendi ka nevojë.
Njerëzit në punë ku të kenë mundësi.
Të gjithë me maska,me distancë, por duhet të lëvizin.
Konspiracionet nuk na takojnë ne se as i bëjm e as i luftojmë dot.
Kur të dalë vaksina nuk do kemi më distancë, por nuk do të thotë se duhet të vdesim në distance”, shkruan Manjani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Aplikimet për paketën e parë/ Tatimet kujtojnë qytetarët: Nesër afati i fundit

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rikujtuar qytetarët pët afatin e fundit të aplikimeve për paketën e parë.

Sipas Tatimeve, afati i fundit i ketyre aplikimeve është nëser më datë 05.05.2020.

“Rikujtesë për afatin e mbylljes se aplikimeve të paketës se i-rë !
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar të cilët per arsye te ndryshme,deri me tani nuk kanë arritur të aplikojnë për përfitimin e Ndihmes Financiare,Paketa e I-re “VKM nr.254 datë 27.03.2020”
Afati i fundit i këtyre aplikimeve është nesër më datë 05.05.2020”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Provimet e Maturës Shtetërore/ Shahini qetëson nxënësit, ja si do të ndihmohen

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, iu ka drejtuar sot një mesazh maturantëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Shaahini shkruan se në bashkëpunim me MASR dhe UNICEF janë bërë të mundura video me zgjidhje detyrash për maturantët.

Sipas Shahinit këto do iu vijnë në ndihmë maturantëve, ndërsa do të transmetohen çdo ditë në televizion.

“Të dashur maturantë,

Akademi.al, në bashkëpunim me MASR dhe UNICEF, kanë regjistruar qindra video të reja me zgjidhje detyrash për Maturën Shtetërore në lëndët e shkencave dhe gjuhëve. Ato do të transmetohen në RTSH çdo ditë nga ora 13:30 apo mund t’i aksesoni edhe tek platforma akademi.al. Suksese!”-shkruan Shahini.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Italia/ Për herë të parë bie numri i pacientëve në terapi intensive

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës akuza qeverisë: Ja mësimi që na dha Gulf

Kujtojmë këtu se për maturantët shkolla do të hapet me 18 maj dhe kjo kategori sipas ministrisë do të shkojë në ambientet e shkollës për tre javë, në mënyrë që të kenë mundësinë për t’u përgatitur për provimet.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Pikë e zezë”/ Rama acarohet me bizneset: Gjobë për ata u mohojnë punonjësve pagën e luftës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ankesat e qytetarëve lidhur me pagën e luftës.

Sipas Ramës, qytetarët ankohen se punëdhënësi i tyre (disa subjekte në kategorinë biznes i madh), nuk aplikon për ta dhe kësisoj ata nuk po e marrin dot ende Pagesën 40 mijë Lek!
“Bëhet fjalë për punonjës të larguar nga puna deri në datën 10 prill, të cilëve një numër jo i madh po as i vogël punëdhënësish u kanë kthyer kurrizin!
Kjo është e patolerueshme!”, shkruan Rama.

Ai bën me dije se sot “do të miratohet një gjobë për bizneset e mëdha, që tradhëtojnë me këtë papërgjegjshmëri të plotë sociale punonjësit e tyre, duke mos marrë mundimin të bëjnë aplikimin në emër të kompanisë për ta!”

“Kush nuk do ta marrë mundimin të aplikojë tek tatimet, që punonjësit të marrin pagesën 40 mijë lek, do të gjobitet për çdo punonjës që ka braktisur në këtë mënyrë të patolerueshme! Pikë e zezë! T’u mohosh punonjësve të tu një pagesë që s’ua jep ti po shteti!!! Le të provojnë të mos e bëjnë urgjent dhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegjshmëri sociale! Ndërkohë vazhdon shpërndarja e ndihmës financiare dhe këtë javë nis lëvrimi i këstit të dytë të pagës së luftës, si edhe ndihmës ekonomike dyfish😊
Po vijojmë të asistojmë rreth 3 mijë individë që nuk kanë aplikuar për Pagën e Luftës, si edhe një numër individësh të tjerë, të cilëve u është miratuar, por ende jo lëvruar paga për shkak të pasaktësisë në aplikime, ku nuk kanë njoftuar kodet e duhura bankare”, shkruan Rama.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës akuza qeverisë: Ja mësimi që na dha Gulf

LEXO EDHE:  Ilaçi i shpresës kundër Covid-19/ Izraeli dhe BE, bashkë për ta zhvilluar

Më tej ai thekson se asnjë s’do mbetet pa marrë atë që i takon me ligj e me zakon!/CNA.al

LEXO TE PLOTE