LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Entuziazmi është pak i tepruar"/ Kalo: Ja çfarë ka ndikuar në imunitetin e fortë të shqiptarëve

4 Maj 2020, 20:01, Lifestyle CNA
"Entuziazmi është pak i tepruar"/ Kalo: Ja çfarë

Mjeku Tritan Kalo e cilëson të tepërt entuzizmin për mposhtjen e koronavirusit në vendin tonë, ndonëse tha se jemi në udhë të mbarë.

Mjeku dha lajmin se në 36 orët e fundit në spitalin Infektiv nuk është shtruar asnjë person i infektuar.

“Të thuash e kemi mposhtur një sëmundje që ka karakterin e një pandemie është një entuziazëm pak i tepruar. Por që jemi në udhë të mbarë dhe që po kujdesemi që të mos kemi rishpërthime kjo është që jo që mund të them. Fatmirësisht kombinimi i vetë ndërgjegjësimit të njerëzve dhe disa masave të marra që për mendimin tim nuk kanë qenë të gabuara kanë bërë që të jemi sot në këtë gjendje ku nga 803 individë të testuar pozitiv me COVID-19 të kemi vetëm 229 raste aktive, të kemi 68% të tyre të shëruar, fatkeqësisht 31 humbje jete dhe kohët e fundit flas për 36 orët e fundit të mos kemi asnjë të shtruar në spitalin Infektiv. Kjo tendencë shpresoj  të jetë një diellë që do vazhdojë të rrezatojë më shumë, por vetëm gjithmonë me kujdesin që njerëzit të vazhdojnë për distancimin nga njëri-tjetri dhe higjiena”, u shpreh ai në Rtv Ora.

Për vaksinën, Kalo deklaroi se në horizont duket ende pak e largët dita kur do të kemi në eficencë përdorimi.

Ndërkohë, faktin që shqiptarët kanë imunitet të fortë, mjeku pretendon se për këtë ndikon: “Klima, terreni, uji, dielli janë të favorshme për të mos zhvilluar raste shumë të mëdha në krahasim me pjesën veriore të kontinentit dhe vetë gadishullit Apenin në Itali. Jemi një popullatë relativisht më e re se këto zonat e botës, jemi një popullatë e mirëvaksionuar edhe ndaj infeksioneve të tjera, të një sistemi unitar që është në alarm për të kapur viruse të tjerë, e ka aftësinë për të luftuar SarsCov 2”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga