Connect with Us

E zbulon Manastirliu/ Ja kur parashikohet të hapet transporti publik

Sociale

E zbulon Manastirliu/ Ja kur parashikohet të hapet transporti publik

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur mbrëmjen e sotme për masat e marra dhe për hapjen që po bëhet në mënyrë graduale.

Teksa u pyet në emisionin “Opinion”, Manastirliu tregoi trasporti publik parashikohet të hapet në fund, pasi të jetë mposhtuar koronavirus.

“Transporti publik është shumë i rrezikuar dhe parashikohet të hapet në fund fare, në fazën e fundit”, deklaroi ministrja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Manastirliu jep lajmin/ “Nga 11 maji do kemi lëvizje automjetesh pa autorizim”

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë mbrëmjen e sotme lajmin se nga 11 maji makinat personale do të mund të lëvizin pa autorizim.

Manastirliu tregoi në emisionin “Opinion” se kjo po parashikohet fillimisht për zonat e gjelbra, por edhe për qarqet.

“Duke filluar nga data 11 maj do të kemi një lëvizje të automjeteve pa autorizimim. Po e konsiderojmë fillimisht në zonat e gjelbra dhe më pas edhe në qarqe”, u shpreh ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu jep afatet/ Më 11 maj publikohen rezultatet si ka ndikuar hapja

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një lidhje me emisionin “Open” ku ka folur për hapjen graduale, tha se me 11 maj do të dalin dhe rezultatet e para si ka ndikuar.

Sipas Manastirliut epidemia akoma nuk ka kaluar dhe në këto momente kërkohet të jemi më shumë të vëmendshëm.

“Ne po ndjekim një strategji 2 javore për hapjen. Më datë 11 maj do dalin rezultatet e para se si ka ndikuar hapja graduale. Pas publikimit me datë 11 maj do të shohim kurbën gjatë hapjes. Kjo do na shërbejë për të vazhduar me lehtësimin ose jo të masave të tjera” , tha Manastriliu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Po hartojmë rregulla strikte”/ Klosi: Në fund të majit mund të presim charterat e parë

Publikuar

-

Nga

“Kemi të gjitha mekanizmat në këmbë që në fund të majit të presim charterat e parë”.

Kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme ministri i Turizmit Blendi Klosi, teksa po fliste për turizmin në verë.

Klosi tha se kanë bërë një paketë rregullash strikte që bëjnë të mundur rikthimin e turizmit në fund të këtij muaji.

“Ne së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kemi shpërndarë për mendim një set rregullash sa i përket higjienës, rregullave strikte për menaxhimin e stacioneve të plazhit, strukturave që mbështesin turizmin, duke filluar që nga hotelet, baret, restorantet dhe pastaj me kompanitë e transportit. Pra me çdo detaj që përbën turizmi për të pasur mundësinë që ne këtë kemi të gjitha mekanizmat në këmbë që në fund të majit të presim charterart e parë nëse ministria e Shëndetësisë, ministria e Jashtme dhe ajo e Transportit do të vendosin që të fluturojnë në Shqipëri chartera nga zona pak të prekura, siç janë për ne zona e turistëve polak, çek dhe vendeve skandinave. Po ashtu do të presim edhe vëllezërit tanë nga Kosova, por kjo ka të bëjë me heqjen e gjendjes së pandemisë. Por përsa kohë ne jemi në situatën e pandemisë, gjithë këto biseda dalin në plan të dytë”, tha Klosi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE