LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi: Punëtorëve të një fasonerie në Korçë nuk i jepet paga e luftës

4 Maj 2020, 15:01, Denoncim CNA
Denoncimi: Punëtorëve të një fasonerie në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë pak më parë një denoncim për disa punëtorë të një fasonerie në Korçë që nuk janë paguar.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari Dixhital, Berisha shkruan në rrjetet sociale se punëtorët janë lënë në rrugë dhe nuk kanë përfitur nga paketa e luftës.

Sipas tij, pronarët e fasonerisë ia hedhin fajin tatimeve, ndërsa tatimet ia pasojnë atë eprorëve.

“Punëtorët e një fasonerie lihen në rrugë, nuk përfitojnë paketën e luftës. Ky shtet i korruptuar ka lënë në rrugë 100 punëtorë dhe familjet e tyre. Tatimet e qytetit të Korçës ia hedhin fajin eprorëve të fasonerisë ndërsa eprorët ia hedhin fajin tatimeve. A mund ta dimë ne sesi do zgjidhet ky problem… A ka qeveri ky shtet??? Pronarët e fasonerisë nuk kanë pasur guximin as të shkojnë dhe të përballen me ato punëtorë. Një prej atyre punëtoreve është dhe nëna ime. Kompania Lorenso Shpk nuk ka pasur asnjë masë gjatë epidemisë Covid-19, një pjesë e punëtorëve kanë qenë të pa siguruara dhe tani po përballen dhe me varfërinë. Pse nuk merren masa për këto fasoneri??? Pse shkon Krimi Ekonomik dhe diskuton privatisht me administratën dhe nuk u jep asnjë përgjigje punëtorëve ? Apo mos ndoshta po presim korrupsionin e radhës? Kjo e gjitha është një lojë partiake sepse disa subjekte mbështeten dhe disa të tjera jo”, thuhet në denoncim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga