Connect with Us

“Cirk vdekjeprurës me të sëmurin”/ Bardh Spahia bën denoncimin e rëndë

Politikë

“Cirk vdekjeprurës me të sëmurin”/ Bardh Spahia bën denoncimin e rëndë

Publikuar

-

deputeti i pd bardh spahia ne deklarate per mediat

Ish deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar denoncimin e një mjekeje, sipas të cilës një 30 vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Sanatoriumit i cili tashmë është zhvendosur në Elbasan.

Spahia thekson se vdekja e të riut i cili i është nënshtruar në operacioni për apendicit në Tiranë, dhe më pas është transportuar sërish në Elbasan, ku ka ndërruar jetë një ditë më vonë nga tromboza erdhi për shkak të kaosit të krijuar nga keqmenaxhimi i situatës me sistemin shëndetësor publik.

“Një djalë i ri 30 vjeçar ndërroi jetë para pak ditësh në spitalin e improvizuar në Elbasan, i cili ka zëvendësuar të pazëvendësueshmin Sanatorium. Jeta e tij shkoi dëm vetem për shkak të kaosit të krijuar nga keqmenaxhimi i situatës me sistemin shëndetësor publik. Sanatoriumi ka dalë jashtë funksionit, duke u izoluar si spital COVID për 5 qytetarë, spitalet e tjera janë ose në çoroditje, ose në mbingarkesë urgjencash.
Denoncimi më poshtë tregon kalvarin 24 orësh Elbasan – Tiranë- Elbasan të të riut me turbekuloz, që humbi jetën. Është fare e qartë se improvizimi skandaloz me transferimin në Elbasan të pacientëve të Sanatoriumit të Tiranës po kushton jetë!
Ky denoncim tregon sesa na kushton paaftësia e Ministrisë së Shëndetësisë, arroganca për të këmbëngulur në këtë paaftësi. Na tregon sesi cirku i pacientëve sa në Tiranë dhe Elbasan rezulton me pasoja fatale!
Zonja Ministre e Shëndetësisë, heshtja juaj nuk i mbulon dot me harresë këto denoncime! Bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe jo për video të marketingut politik, me të cilat mbush i facebook-un tuaj dhe të shefit tuaj.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta zbulon kur e ka takuar për herë të fundit Ramën

Publikuar

-

Nga

opozita, proteste

Presidenti Ilir Meta ka folur sot për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama dhe për takimet që kanë zhvilluar.

Teksa u pyet se kur ka komunikuar për herë të fundit me kreun e qeverisë, Meta tha: “Unë komunikoj vazhdimisht përmes shkresave zyrtare dhe ky është një komunikim institucional dhe për të mos thënë i përditshëm, edhe pse shumë prej tyre nuk bëhen publike sepse nuk ka arsye mendoj unë që të bëhen publike, ndërsa si komunikim më institucional ka qenë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e pandemisë”.

Gazetari Roland Qafoku insistoi të dijë nëse ka pasur ndonjë komunikim jo zyrtar, ndërsa Kreu i Shtetit deklaroi se nuk ka ndodhur diçka e tillë.

“Jo nuk kam patur, këto janë përralla dhe legjenda sepse jemi në kohën e distancimit fizik. Hera e fundit që jemi takuar më duket se ka qenë për ditën e progres raportit për Shqipërinë në qershor të vitit të kaluar që unë e kisha ftuar për një drekë në rezidencën e Presidentit, në Pallatin e Brigadave, për të diskutuar para zgjedhjeve vendore për krizën që ishte krijuar, para se unë të nxirrja dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit. Madje dhe atëherë nuk kemi qenë vetëm për vetëm, por ka qenë edhe një eksponent tjetër i qeverisë, nivel drejtori”, nënvizoi presidenti në emisionin “Hard Talk”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Opozita i bëri dëm vetes”/ Ish kryeministri parlajmëron zgjedhje në qershor

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Aleksandër Meksi duke komentuar klimën politike në vend, tha se në fund të qershorit mund të kemi zgjedhje vendore.

“Pa opozitë nuk ka qeverisje demokratike, qeverisja që i mbyll zërin opozitës, është jo demokratike. Situata sot është skandaloze në këtë drejtim, për faj të organizimit të shtetit shqiptar të vitit 2008, iu hoq e drejta e referendumit për ndryshimet Kushtetuese.

Opozita duke ecur këtë rrugë të mbivlerësim të pak vetave, të bërjes së listave, të largimit apo sharjes siç dëgjojmë, sigurisht që i bën dëmin vetes, por tjetra është që duhet të ndalohet edhe presioni, dhuna, dhe të ndryshohet ligji elektoral për zgjedhjet politike që po vijnë.

Në fund të qershorit të bëhen zgjedhjet vendore, me dy raunde, me një përmirësim të ndarjes territoriale. Kjo do të ndryshonte klimën politke, nuk ka mbetur puna që të votojnë elektronikisht, por të garantohen që votat të mos vidhen, nuk u vodhën votat në këtë masa. Nuk duam t’i bëjmë, mesa duket ka shumë njerëz që nuk e duan demokracinë”, tha Meksi ne Report tv./CNA.al

LEXO EDHE:  Skandali i BOOM/ Qytetarët të rrezikuar nga qentë pa maska apo qafore mbrojtëse

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Vidhet teqeja, Policia fsheh ngjarjen

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Gabim mjaft i rëndë”/ Metës nuk i del inati për djegien e mandateve, i përgjigjet kritikave

Publikuar

-

Nga

Presidentit Ilir Meta duket se nuk i ka dalë inati që ka me opozitën për djegien e mandateve në pranverën e vitit që shkoi.

Meta e cilëson si një veprim mjaft të rëndë djegien e mandateve, ndërsa pretendon se ajo u provokua edhe nga mazhoranca qeverisëse.

“Ajo që unë e kam bërë të qartë si mosvërejtje apo si mospajtim apo si një shqetësim shumë të madh ka qenë prej kohësh fakti që opozita u largua nga Parlamenti dhe që nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit përpara se ato të shfuqizoheshin me një platformë gjithëpërfshirëse. Këto janë dy momentet që janë komplekse sepse duhet të jemi të qartë se hapësirat e saj në Kuvend u ngushtuan jashtëzakonisht shumë por në fund fare ajo ra pre e një provokimi duke u larguar në atë mënyrë ashtu si edhe u zëvendësua në një mënyrë mjaft të përshpejtuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe procedurat parlamentare. Kuptohet që realizoi një gabim mjaft të rëndë, i cili na sjell në një situatë anormale në të cilën ndodhet vendi. Unë jam gjithmonë i bindur se nuk mund të arrijmë standardet e Danimarkes, brenda as një dite, brenda as 1 viti dhe as 30 viteve. Duhen shekuj për të arritur ato standarde, por për mua bojkoti ka qenë dhe mbetet i gabuar. Ka një thënie të famshme franceze që nuk duhet të mungosh në asnjë takim. Më mirë të jesh pjesë e ngjarjeve sesa të dalësh jashtë tyre. Ky është mospajtimi im apo shqetësimi im në lidhje me sjelljen e opozitës sepse në demokraci nuk duhet lëshuar asnjë hapësirë. Çdo hapësirëqë t’i lë bosh plotësohet nga dikush tjetër dhe kjo nuk është midis qeverisë dhe opozitës, por kjo dëmton siç e ka dëmtuar praktikisht gjithë sistemin e llogaridhënies në vend, dhe kjo nuk dëmton vetëm anëtarët dhe simpatizantët e opozitës por edhe gjithë qytetarët e tjerë”, tha Meta në emisionin “Hard Talk”.

Më tej ai foli edhe për kritikat e opozitarëve pas aludimeve për marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. Kreu i Shtetit deklaron se këto kritika janë të stisura dhe pretendon se koha i ka tretur me shpejtësi.

LEXO EDHE:  Prokuroria falsifikoi dokumentin/ OPGJ-ja që e përpiloi: S’e lexoj dot!

LEXO EDHE:  Deklarata shokuese/ Ish-ministri i Ramës zbulon pse Xhisiela tërhoqi denoncimin

“Unë nuk e di se çfarë përdorin përkrahësit e zotit Basha apo të kujtdo tjetër, nëse bëhet fjalë për ndryshimet e fundit në Kodin Penal, por unë mendoj që sjellja e Presidentit, aq më tepër e përgjithshme ka synuar që të ndihmojë në mirëmenaxhimin e një situate të jashtëzakonshme ku është e qartë si një boshllëk në Kodin Penal në situatën e kësaj pandemie apo të çdo lloj epidemie që kërcënon shëndetin e qytetarëve, ajo që presidneti bëri ishtë një kontribut për të vendosur standardet më të larta evropiane duke iu referuar dhe duke i patur më të kujdesshme se ato të Danimarkës dhe e them këtë gjë se në rast se nuk do ishte bërë ky bashkëpunim i Presidentit me mazhorancën, jam i sigurt se ajo çka do të ishte miratuar do ishte shumë e rrezikshme dhe kërcënuese për çdo qytetar. Unë veprimet e mia i bëj me bindje në interesin më të mirë të shtetit dhe qytetarëve, kritikat i pranoj, por kur ato janë të stisura koha i  tret me shpejtësi”, nënvizoi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE