LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bicaj: Në Shqipëri shqetësohen për merkaton e Juventusit, shteti nuk na ndihmon

4 Maj 2020, 12:40, Sport CNA
Bicaj: Në Shqipëri shqetësohen për merkaton e Juventusit,

Ditmar Bicaj tregon se në këto ditë është duke u munduar të mbajë formën e tij sportive duke përdorur biçikletat së bashku me disa shokë, ndërsa shprehet se si trajner kanë marrë Endri Vrapin. Mbrojtësi i Bylisit për ?Ora News? ndër të tjera thekosn se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, ndryshe nga kolegët e tyre në Greqi, Maqedoni apo Serbi. Bicaj thotë se nuk ndihen aspak mirë kur shohin se ata të qeverisë shqetësohen për merkaton e Juventusit, apo shfaqen me bluzat e Juventusit.

?Kemi marrë trajner Endri Vrapin dhe me disa shokë të ngusht marrim biçikletat dhe kemi distancione të ndryshme. Të gjithë japin maksimumin pasi duhet të marrim ngarkesën e duhur. Zgjedhim terrenin malor për të marrë ngarkesën më shumë e kur ndalojmë bëjmë vrapime. Mundohemi të jemi në aktivitet që mos të qendrojmë pa stërvitje?.

Mesazhet ndaj Braçes? ?Unë me Osmanin jemi pjesë e Sindikatës dhe kemi pasur një bisedim me Lilën që është president dhe kemi bërë thirrje për ndihmën e lojtarëve. Kjo ndihmë ka rënë në vesh të shurdhër. Kur shikon që ata janë të shqetësuar për merkaton e Juventusit dhe i shikojmë me bluzen e Juventusit e kjo nuk ka vjen mirë.

Ne nuk e dimë çfarë jemi shqiptar apo jo pasi paguajmë taksat tona. Kemi folur me shokët tanë dhe qeveria vendase u janë përgjigjur si në Greqi, Serbi Maqedoni apo disa vende të tjera u janë përgjigjur me pak ndihma të vogla.

Do të jetë shumë e vështirë pasi ajo stërvitje që po bëjmë ne ndryshon shumë nga futbolli pasi luhet me top. Janë të gjithë këto faktor dhe vetëm me vrapime nuk mund të barazojmë. Kur kalon të 30-të duhet të jesh pak më u kujdeshëm edhe me ushqimin prandaj kemi bërë ushtrime me biçikletë?, u shpreh Bicaj. /VipSport.al/

Lajmet e fundit nga