Connect with Us

“Antitrupat bllokojnë koronavirusin”/ Së shpejti testet e para të vaksinës italiane

Shëndeti

“Antitrupat bllokojnë koronavirusin”/ Së shpejti testet e para të vaksinës italiane

Publikuar

-

Teksa e gjithë bota është vënë në lëvizje për krijimin e një vaksine kundër koronavrusit, studiues nga Instituti Spallanzani në Romë kanë deklaruar se brenda pak javësh do të fillojnë testet e para të vaksinës në njerëz.

“Antitrupat e gjeneruar në minj te vaksina eksperimentale italiane e kompanisë Takis funksionojnë për të bllokuar infeksionin e koronavirusit” – ky është rezultati i testeve të kryera në laboratorin e virologjisë së institutit.

Sipas autoriteteve të Institutit ky është niveli më i përparuar i arritur deri më tani në eksperimentimin e vaksine kandidat e lindur në Itali, por testet njerëzore priten të kryen

Drejtori mjekësor i institutit, Francesco Vaia tha për ANSA, se duke vazhduar me këto ritme, do të jetë e mundur që në muajin korrik të kryen te njerëzit testet e para dhe nëse ato japin rezultate pozitive, në fillim të vitit 2021 vaksina do të jetë gati.

LEXO EDHE:  Vrau grabitësin shqiptar/ Dënohet me 1.8 vite burg dhe 2.5 mln euro dëmshpërblim

Vaksina italiane do të jetë një vaksinë gjenetike e bazuar në një vektor viral të punuar nga kompania ReiThera, një kompani bioteknologjike me qendër në Castel Romano.
Në dallim nga vaksinat tradicionale, vaksina gjenetike e Spallanzani nuk përdor një mikroorganizëm joaktiv ose një pjesë të tij por gjenin që kodon për antigjenin e mikroorganizmit që duhet neutralizuar.

Pasi të futet në qelizat e trupit, ky gen nxit prodhimin e proteinës e cila nga ana e saj stimulon reagimin imunitar kundër koronavirusit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

OBSH kritikon vendet e pasura/ “Mos vaksinoni fëmijët, jepjani vaksinat vendeve të varfra”

Publikuar

-

Nga

OBSH kritikon vendet e pasura/ “Mos vaksinoni fëmijët, jepjani vaksinat vendeve të varfra

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konferencë për mediat u ka kërkuar vendeve të pasura që të jenë më solidare me të varfrat për sa i përket shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit.

Ghebreyesus kërkoi nga vendet më të fuqishme që të shtyjnë planet për të vaksinuar të adoleshentët dhe fëmijët dhe të furnizojnë me sa më shumë doza skemën e Covax, e cila shpërndan vaksinat për vendet e varfra.

“Mos vaksinoni fëmijët  e adoleshentët, jepjani dozat  ‘Covax’. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, furnizimi me vaksina nuk ka qenë i mjaftueshëm as për të vaksinuar punonjësit e sistemit shëndetësore që përballen çdo ditë me virusin vdekjeprurës”, tha Ghebreyesus./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa vaksinime janë kryer nga fillimi i fushatës ndaj Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa vaksinime janë kryer nga fillimi i fushatës ndaj Covid

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar shifrat e vaksinimeve që janë zhvilluar deri me tani.

Ministrja e Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu shprehet se nga nisja fushates janë kryer 650 mijë vaksinime ndërsa  procesi do të vijojë deri në arritjen e objektivit për 1 milion.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në vend u raportua për një viktimë dhe 49 raste të reja.

LEXO EDHE:  Vrau grabitësin shqiptar/ Dënohet me 1.8 vite burg dhe 2.5 mln euro dëmshpërblim

LEXO EDHE:  U dërgua për kurim në Itali/ Mjeku i njohur Drini Dobi humb betejën me Covid-19

Ndërsa 983 persona e fituan betejën me sëmundjen e rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ “Pandemia drejt shuarjes”

Publikuar

-

Nga

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ “Pandemia drejt shuarjes”

Eksperti epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se ka ardhur koha që disa masa kufizuese kundër Covid-19 të rishikohen menjëherë, duke nisur nga heqja e maskës në rrugë, mjafton që të respektohet distancimi social.

Epidemiologu në një intervistë për Bw, thotë se Shqipëria nuk do të përjetojë më valë të reja të COVID-19 si ato që u regjistruan në muajt dhjetor 2020 dhe shkurt 2021.

Ai shprehet se imunizimi i tufës nuk duhet marrë si mekanizëm mbrojtje ndaj personave të pavaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar COVID-in, për aq kohë sa virusi COVID-19 do të jetë në qarkullim./CNA.al

LEXO EDHE:  Italia bën bilancin/ Shënon numrin më të ulët të viktimave në 24 orë

LEXO EDHE:  Italia “merr frymë”/ E hëna sjell lehtësime të tjera

 

LEXO TE PLOTE