LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet për rektor/ Vokshi: Rama po shfrytëzon pandeminë për të vënë njerëzit besnikë në krye të universiteteve

3 Maj 2020, 17:04, Politikë CNA
Zgjedhjet për rektor/ Vokshi: Rama po shfrytëzon pandeminë

Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi pasditen e sotme se mësimi online ka dështuar.

Sipas saj më shumë se 40% e nxënësve nuk kanë mundur të ndjekin mësim online se janë familje ende në çadra, familje që nuk kanë mundur të përballojnë internetin, për mos thënë që nuk kanë celularë, tableta, televizorë.

Demokratja foli edhe për zgjedhjet për rektor dhe për senatin universitar, teksa tha se qeveria po mundohet t?u mohojë studentëve dhe pedagogëve të drejtën për zgjedhje të lira.

“Ky kryeministër i papërgjegjshëm por shfrytëzon izolimin e qytetarëve për vjedhjen me afera apo për të uzurpuar institucione që deri më sot nuk ka mundur. Ministrja e Arsimit ka nxjerrë për organizimin e zgjedhjeve në qershor për rektor dhe për senatin universitar më 12 qershor. Si mundet ministria e arsimit apo qeveria pa plan, pa plan konkret edhe vendimeve të parlamentit që të organizojë zgjedhje kur jemi ende në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ku duhet të respektohen rrregullat e higjienës, jo tubime, nuk lejohen akseset në institucione. Qeveria po mundohet t?u mohojë studentëve dhe pedagogëve të drejtën për zgjedhje të lira. Tani do të vjedhjë zgjedhjet, të bëjë zgjedhje falco në universitete. Një nga institucionet që ende nuk ka uzurpuar.
Të gjitha vendimet e ministres së arsimit janë në kundërshtim të ligjit për arsimin e lartë. Rama po shfrytëzon këtë pandemi për të vënë njerëzit besnikë në krye të universiteteve. Si do organizohet mësimi, si do organizohet zgjedhje në universitete, si mund të hapësh pjesërisht universitetet për të siguruar shëndetin e studentëve. Që vijnë nga skaji i Shqipërisë, për të bërë atë pjesë të mësimit dhe për provimet apo riprovimet në afate kohore, por për t?i vënë në rrezik për shëndetin. Kjo është qeveri e dështuar që për hir të interesave të saj vë në rrezik jetën e studentëve”, nënvizoi Vokshi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga